Aktualitet

E shfrytëzuan seksualisht dhe e droguan, flet 17-vjeçarja që tentuan t’i shpërthejnë banesën,: Më jepnin kokainë dhe më nxirrnin prostitutë! I ati: Shteti të më ndihmojë

FOTO
  • Dëshmia: 16 vjeç kam pirë kokainë, nëse i denoncoja dhe s’bëja seks me ta, më trafikonin motrat
  • Babai: Ma kanë torturuar gocën prej muajsh, shteti të më ndihmojë se fëmijët kanë frikë të rrinë në shtëpi
  • Ndërkohë, mësohet se banesa në fjalë, është e një adoleshenteje të shfrytëzuar sekualisht. Për rastin e 17-vjeçares, një ditë me parë u finalizua operacioni “Nikla” dhe u vunë në pranga katër persona.
    Featured image of article: E shfrytëzuan seksualisht dhe e droguan, flet 17-vjeçarja që tentuan t’i shpërthejnë banesën,: Më jepnin kokainë dhe më nxirrnin prostitutë! I ati: Shteti të më ndihmojë Pamje nga vendi i ngjarjes

    FUSHË KRUJË- Një sasi tritoli është vënë gjatë mesnatës së shkuar pranë një banesë në periferi të Fushë Krujës.

    Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi për fat të mirë, e zonja e shtëpisë, e ëma e një 17-vjeçareje të shfrytëzuar seksualisht, e ka vënë re dhe ka njoftuar autoritetet përkatëse.

    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xhenierë, që kanë bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar të këndës plasëse. Autori me inicialet A.B., 23 vjeç dhe banues në Krujë, është shpallur në kërkim.

    Ndërkohë, mësohet se banesa në fjalë, është e një adoleshenteje të shfrytëzuar sekualisht. Për rastin e 17-vjeçares, një ditë më parë u finalizua operacioni “Nikla” dhe u vunë në pranga katër persona.

    Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike. Madje ata kanë kanë nxitur për përdorimin e drogës edhe 17-vjeçaren, të cilës sot tentuan t’i shpërthenin banesën dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në prangat e Policisë kanë rënë: E. C. (Ç)., 28 vjeç; F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Ndërsa në kërkim janë shpallur;  A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.

    Në një intervistë për gazetaren Doriana Bezati, adoleshentja ka folur, pak orë pasi shtëpia e saj u bë shënjestër e një sulmi me tritol, që fatmirësisht nuk shpërtheu. Ajo shprehet se në moshën 16-vjeçare në festën e ditëlidnejs së saj, i kanë dhënë të konsumojë kokainë dhe se e kanë shfrytëzuar si prostitutë për tetë muaj. 17-vjeçarja shprehet se  djemtë që ajo denoncoi kanë tentuar ta trafikojnë edhe në Greqi dhe ekërcënon që nëse i denonconte, do i trafikonin motrat.

    Babai i 17-vjeçares së abuzuar seksualisht në Krujë, ka kërkuar drejtësi nga shteti. Në një intervistë, për gazetaren Doriana Bezati, babai i adoleshentes, tregon se fëmijët e tij kanë frikë të rrinë në shtëpi. Ai shton se të bijën ja kanë torturuar për muaj me radhë dhe se ka nevojë për ndihmën e shtetit.

    (f.m/dosja.al)

    • 12:47

      Flet babai i adoleshentes nga Kruja: Ma kanë torturuar gocën prej muajsh, shteti të më ndihmojë se fëmijët kanë frikë të rrinë në shtëpi

      Pamje nga vendi i ngjarjes

      Babai i 17-vjeçares së abuzuar seksualisht në Krujë, ka kërkuar drejtësi nga shteti. Në një intervistë, për gazetaren Doriana Bezati, babai i adoleshentes, tregon se fëmijët e tij kanë frikë të rrinë në shtëpi. Ai shton se të bijën ja kanë torturuar për muaj me radhë dhe se ka nevojë për ndihmën e shtetit. “Shteti të më mbrojë familjen. Një prej personave të shpallur në kërkim më hodhi tritol te shtëpia. Ndihem i kërcënuar. Dua që shteti të më mbrojë jetën e fëmijëve se me bukë i mbaj vetë. Kanë frikë të rrinë në shtëpi. Vajzën ma kanë torturuar për muaj të tërë. Shteti të bëjë drejtësi,”- thotë ai.

    • 12:28

      ‘Zbërthehet’ 17-vjeçarja, e droguan dhe e dhunuan seksualisht, adoleshentja: 16 vjeç kam pirë kokainë, nëse i denoncoja dhe s’bëja seks me ta, më trafikonin motrat

      Foto ilustruese

      17-vjeçarja nga Kruja, e cila denocnoi një ditë më parë një grup djemsh që sipas saj e kanë droguar dhe e kanë abuzuar seksualisht, ka rrëfyer detaje nga ngjarja. Në një intervistë për gazetaren Doriana Bezati, adoleshentja ka folur, pak orë pasi shtëpia e saj u bë shënjestër e një sulmi me tritol, që fatmirësisht nuk shprthëu. Ajo shprehet se në moshën 16-vjeçare në festën e ditëlidnejs së saj, i kanë dhënë të konsumojë kokainë dhe se e kanë shfrytëzuar si prostitutë për tetë muaj. 17-vjeçarja shprehet se  djemtë që ajo denoncoi kanë tentuar ta trafikojnë edhe në Greqi dhe ekërcënon që nëse i denonconte, do i trafikonin motrat. “Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin drogëra të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia. Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja. Kam qëndruar 3 muaj në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Tani jam e pastruar nga droga dhe u bëj apel gjithë bashkëmoshatarëve të mos i besojnë askujt por vetëm familjarëve. Vetëm ata ta duan të mirën,”- rrëfen adoleshentja.

    • 9:33

      Tentoi të hidhte në erë banesën e 17-vjeçares së shfrytëzuar seksualisht, identifikohet autori dhe shpallet në kërkim

      Pamje nga vendi i ngjarjes

      Një person me inicialet A.B., është shpallur në kërkim. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, personi i shpallur në kërkim, akuzohet se ka qenë ai personi që ka vënë lëndën plasëse në shtëpinë e 17-vjeçares së shfrytëzuar seksualisht. Informacioni zyrtar shton më tej se ai ka hedhur lëndën plasëse, në banesën e 17-vjeccares në periferi të Fushë Krujës dhe më pas është larguar. Njoftimi i policisë: Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale. Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

    Shto Koment