Aktualitet

Tjetër humbje për bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut Ilirjan Draçi, Manastirliu: U prehsh në paqe…

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se Draçi ishte një mjek që shërbeu me profesionalizëm dhe se nuk ia doli dot të mundte virusin e pabesë.
Featured image of article: Tjetër humbje për bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut Ilirjan Draçi, Manastirliu: U prehsh në paqe… Mjeku Ilirjan Draçi

TIRANË– Mjeku Ilirjan Draçi ka ndërruar jetë, pasi ishte infektuar me Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se Draçi ishte një mjek që shërbeu me profesionalizëm dhe se nuk ia doli dot të mundte virusin e pabesë.

“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1. Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë. U prehsh në paqe dr. Draci. Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!”- shkruan Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shumë mjek dhe infermierë kanë humbur jetën nga virusi në Shqipëri. Ata nuk mundën të fitonin betejën me koronavirus si dhe të ishin në frontin e parë të luftës për të shpëtuar jetët e pacientëve.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri janë infektuar me koronavirus 28,432 persona dhe 631 të tjerë kanë humbur jetën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment