Aktualitet

Shkundet Tirana e Durrësi, tërmeti me magnitudë 4.3 lëkund vendin, IGJEUM: Epiqendra në Gjirin e Lalzit

IGJEUM raporton se sipas të dhënave paraprake, lëkundja ishte më magnitudë 4.3 gradë e shkallës rihter.
Featured image of article: Shkundet Tirana e Durrësi, tërmeti me magnitudë 4.3 lëkund vendin, IGJEUM: Epiqendra në Gjirin e Lalzit Foto ilustruse
Përditësuar:

TIRANË– Kryeqyteti është tronditur pasditen e sotme për shkak të lëkundjeve të tërmetit. IGJEUM raporton se sipas të dhënave paraprake, lëkundja ishte më magnitudë 4.3 gradë e shkallës rihter.

Gjithashtu mësohet se goditja e tërmetit ishte me epiqendër në në Gjirin e Lalzit dhe është ndjerë në të gjithë kryeqytetin, Durrës e Lezhë. Paraprakisht nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz.

Të dhënat paraprake mbi tërmetin:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë natës së kaluar, 4 tërmete të njëpasnjëshme kanë tronditur Thumanën. Tërmetet kanë qenë me magnitu nga 2.1 deri në 3.6  të shkallës Rihter dhe lëkundjet sizmike janë ndjerë nga banorët e zonës por edhe në Tiranë. As nga këto lëkundje nuk u raportuasn dëme materiale apo në njerëz.

(f.m/dosja.al)

  • 17:39

    Tërmeti shkundi vendin, IGJEUM jep detaje: Ishte me epiqendër në Gjirin e Lalzit, ja sa ishte magnituda

    Foto Ilustruese

    Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë detaje mbi tërmetin që shkundi Tiranën dhe Durrësin. Përmes një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes bëhet me dije së lëkundjet ishin me magnitudë 4.3 të shkallës rihter dhe me epiqendër në Gjirin e Lalëzit. “Sipas infove paraprake nga IGJEUM, lekundjet me magnitude 4.3 te shkalles rihter me epiqender ne Gjirin e Lalzit,”- shkruhet në njoftim.

Shto Koment