Aktualitet

Tentuan të vidhnin karburantin në Durrës, arrestohen dy të rinjtë në Krujë, banonin në Delvinë (NJOFTIMI)

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e autorëve dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. M., ndërsa shtetasit Xh. M dhe A. Ç. kanë mundur të largohen
Featured image of article: Tentuan të vidhnin karburantin në Durrës, arrestohen dy të rinjtë në Krujë, banonin në Delvinë (NJOFTIMI) Foto ilustruese

DURRES- Policia e Shtetit njofton se janë arrestuar dy të rinj, të shpallur në kërkim për tentativën e grabitjes me armë zjarri të një karburanti në lagjen 13. Xh.M, 23 vjeç dhe A.C., 22 vjeç nga Delvina janë arrestuar pasi më 30 mars 2019, kanë tentuar të bëjnë një grabitje, por që policia mundi ta parandalonte.

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Xh. M., 23 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, banues në Delvinë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. M., më datë 30.03.2019, kanë tentuar të vjedhin me armë në një karburant në lagjen nr. 13, Durrës, por ngjarja është parandaluar nga shërbimet e Policisë. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e autorëve dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. M., ndërsa shtetasit Xh. M dhe A. Ç. kanë mundur të largohen. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment