Aktualitet

“E ngatërrova me djalin e kunatit”, tentoi të rrëmbente fëmijën në Elbasan, kapet në flagrancë taksisti (EMRI)

55-vjeçari u arrestua nga blutë e Elbasanit, pasi tentoi të rrëmbejë një fëmijë të mitur.
Featured image of article: “E ngatërrova me djalin e kunatit”, tentoi të rrëmbente fëmijën në Elbasan, kapet në flagrancë taksisti (EMRI) Foto ilustruse

ELBASAN- Një ngjajre e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në Elbasan. Sipas informacioneve mësohet se, një taksist ka tentuar që të rrëmbejë një fëmijë.

Kanë qenë prindërit e fëmijës ata që kanë denocnuar këtë ngjarje të rëndë në Polici dhe në pak kohë taksisti ka rënë në pranga.

Policia pasi ka marrë denoncimin, është vënë menjëherë në lëvizje, duke kapur dhe shoqëruar taksistin Sami Meta, 55 vjeç.

Ndërkohë, taksisti 55-vjeçar ka deklaruar para uniformave blu se nuk kishte pasur qëllim rrëmbimin e fëmijës, por se e kishte ngatërruar atë me djalin e kunatit. “E ngatërrova me djalin e kunatit”, mësohet të ketë thënë taksisti kur është marrë në pyetje nga Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment