Aktualitet

Tentoi të mbillte kanabis, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen dhjetëra kubikë

Operacioni është zhvilluar në fshatin Dorëz në Tiranë, aty ku disa ditë më parë një efektiv i FNSH, plagosi me plumb në kokë kushëririn e tij.
Featured image of article: Tentoi të mbillte kanabis, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen dhjetëra kubikë Foto ilustruese

TIRANË- Operacioni “Lugina” ka goditur një rast të kultivimit të kanabisit në Tiranë.

Një 40-vjeçar me inicialet Xh.V është arrestuar, dhe janë shkatërruar 60 kubikë dhe fidanë kanabisi.

Operacioni është zhvilluar në fshatin Dorëz në Tiranë, aty ku disa ditë më parë një efektiv i FNSH, plagosi me plumb në kokë kushëririn e tij.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Lugina”.

Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Evidentohen dhe shkatërrohen 60 kubikë të kultivuar me fara narkotike si dhe fidanë cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë autori i tentativës për kultivim.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Dorës tentonte të kultivonte bimë narkotike, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lugina’.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. V., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në luginën “Përroi i Dorëzit”, në territorin e fshatit Dorez, u konstatua një objekt, i pështatur si banesë ku u gjetën 60 kubikë dhe fidanë cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment