Aktualitet

DEBATI/ Gjyqtarja Margjeka sherr me Policinë gjatë shoqërimit: Kisha një vit që e prisja arrestimin! Harruan të më merrnin e më futën bodrumeve, s’kam  lidhje me  6 mijë eurotë, janë përralla të shtetit!

  • Gjykata lë në burg burrin e gjyqtares, Margjeka në arrest shtëpie, avokati: Jam 68 vjeç… trillim i të vëllait
  • Dëshmia e Margjekës: Kam fëmijën 3 vjeç, fle në hotel, punojmë për të mbijetuar
  • Zbardhet DËSHMIA, si u mbrojt para GJKKO gjyqtarja e arrestuar për korrupsion
  • Mimoza Margjeka, gjyqtarja e arrestuar në Durrës pasi liroi një të arrestuar nga burgu, është përplasur sot me policinë për shoqërimin e saj. Margjeka tha nuk u ndoq procedura e duhur ligjore dhe se arrestimi ishte politik. 

    TIRANË- Mungesa e fletës së shoqërimit dhe të një policeje grua kanë sjellë një sherr verbal në hyrje të GJKKO-së, mes gjyqtares së arrestuar disa ditë më parë, Mimoza Margjeka dhedisa efektivëve të Policisë së Shtetit. Gjyqtarja tha se arrestimi i saj është politik, dhe se nuk është ndjekur procedura e duhur për të. Ngërçi ka nisur me njoftimin për shoqërim, pasi sipas gjyqtares është njoftuar vetëm Drejtoria e Burgjeve për të bërë shoqërimin e pesë personave, të cilët duhet të ishin sot në Gjykatë, por nuk ka ndodhur kështu.   Margjeka priste që të dilte sot para GJKKO-së për t’u njohur me vlerësimin e masës së sigurisë. Gjyqtarja është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa i shoqi me “arrest me burg”. Gjyqtarja Margjeka tha kishte 1 vit që e priste arrestimin, pasi ajo nuk e njohu zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të bashkisë Durrës më 30 qershor 2019.

    DEBATI I PLOTE: 

    Mimoza Margjeka: Kam 5 orë që pres policinë. Pse nuk vijnë të më marrin? Kanë harruar që jam. Ja shkresa, nuk ka shkresë shoqërimi. Unë s’kam asgjë, këto janë stisje të shtetit, janë përralla. S’kishte një police femër të më shoqëronte mua? Unë s’jam një njeri ordiner. Më çuat në bodrum. Harruan, harruan gjyqtaren që e bënë zhele për dy ditë. Është e turpshme, imagjino ça ju bëni njerëzve ju.

    Pyetje: A ka lidhje arrestimi juaj me 30-qershorin? (referuar vendimit per Valbona Sakon).

    Mimoza Margjeka: Kjo është e turpshme. Kam 1 vit që pres këta të vijnë të më arrestojnë. Kjo është ajo që prisja. Jam e qetë, jam e kënaqur që e bënë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pyetje: Cfarë do t’i kërkoni gjykatës?

    Mimoza Margjeka: Do t’i kërkoj fillimisht të respektojnë ligjin dhe procedurën.

    Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua disa ditë më parë bashkë me të shoqin, Arben Cara, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të arrestuar, Orion Balin. Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, Skënder Demiraj, burrin e Margjekës, Arben Cara, dhe më pas ai doli nga burgu dhe u qëndroi në arrest shtëpie. Arrestimi u krye nga SPAK, dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive. Margjeka u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të vogël për të rritur dhe meqënëse edhe i shoqi ishte në burg.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment