Rajoni

Tensione në veri të Kosovës, Policia nuk lejon futbollistët serbë të kalojnë kufirin (VD)

Tensione në veri të Kosovës. Futbollistët serbë nuk lejohen që të futen në tokën kosovare pas urdhri nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Featured image of article: Tensione në veri të Kosovës, Policia nuk lejon futbollistët serbë të kalojnë kufirin (VD)

Kosovë- Tensione në veri të Kosovës. Autobusi me futbollistët e Crvena Zvezdës është duke u kthyer për në Serbi, pasi që nuk iu lejua hyrja në Kosovë nga Policia.

Sot në orën 15:00 ishte planifikuar një ndeshje mes klubit serb nga Kosova, ‘Trepçës’, dhe Crvena Zvezdas në territorin e Kosovës. Federata e Futbollit e Kosovës kishte lajmëruar se ndeshja nuk do të zhvillohet dhe për këtë gjë kishte kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, e cila e kishte detyrën për t’i ndalur futbollistë serbë të hyjnë në territorin e Kosovës.

Gjithë ky veprim vjen pasi Federata e Futbollit e Kosovës ka kundërshtuar  pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës.

Kjo ka sjellë edhe tensione në doganë pasi në kufi për të pritur futbollistët ishin edhe tifozët e tyre.

Situata është qetësuar pas largimit të futbollistëve serbë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment