Aktualitet

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe të kërkuarit në Lezhë, të shtënat alarmojnë banorët, dëshmitarja: I thanë dorëzohu se të vramë!

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë. Dyshohet se ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes policisë dhe një personi të shpallur në kërkim. Panik te qytetarët, ende nuk dihet nëse ka të plagosur.
Featured image of article: Shkëmbim zjarri mes policisë dhe të kërkuarit në Lezhë, të shtënat alarmojnë banorët, dëshmitarja: I thanë dorëzohu se të vramë!

LEZHË- Një shkëmbim me armë zjarri raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lezhës, në vendin e njohur si “Stacioni Elektrik”.  Policia e Shtetit është duke zhvilluar një operacion në këtë zonë për të arrestuar një person që është i shpallur në kërkim.

Personi i cili kërkohet nga policia, identiteti i të cilit ende nuk dihet, besohet se ka qenë i armatosur, dhe ka qëlluar me armë drejt policisë për të pamundësuar kapjen.  Një grua, dëshmitare e cila ka parë ngjarjen, thotë se policia ka qëlluar për të bërë të mundur neutralizimin e personit dhe kapjen e tij, por ky i fundit ende nuk është kapur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Situata është e paqartë dhe nuk dihet nëse nga të shtënat ka të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një zonë tejet të banuar, ku në orët e paradites kalojnë edhe fëmijë për të shkuar në shkollë.

(F.g/dosja.al)

  • 10:29

    VIDEO/ Një person mbi murin me kangjella në Lezhë, policët e Krimeve të veshur civilë vrapojnë, i kërkuari ka bërë plagosje (DETAJE)

    Dalin pamje nga aksioni i policisë në Lezhë. Efektivë të shumtë të policisë së Shtetit, por edhe civilë të Krimeve janë duke e ndjekur personion, identiteti i të cilit ende nuk dihet, por paraprakisht, Dosja.al ka arritur të mësojë se ai është banor i Lezhës dhe është shpallur në kërkim për plagosje.

    Ndërkohë, Balkanëeb ka publikuar videon, ku dikush tjetër qëndron mbi një mur me kangjella (mendohet se është punonjës policie).

  • 10:18

    'Dorëzohu se të vramë', del FOTO nga vendngjarja, policia ndjek këmba-këmbës të fortin e Lezhës dhe qëllon me armë zjarri

    Foto nga vendngjarja

    Policia e Lezhës është angazhuar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim, ndërkohë që janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Nga të dhënat e para mësohet se forcat e rendit kanë rrethuar zonën në vendin e quajtur nënstacioni elektrik, ndërkohë nuk dihen ende detaje nga ngjarja. Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga aksioni. Një banore e zonës, e cila është bërë dëshmitare e ngjarjes, e cila tregon se ka parë një person teksa vraponte, pasi po ndiqej nga policia.

    “I thoshin dorëzohu këtij personi që po ndiqnin. Policia hyri në oborr. Policia gjuajti me armë, i thoshte dorëzohu”, thotë gruaja. Marrë nga Balkanweb.com

Shto Koment