Aktualitet

“Na nxirr në pension”/ Kërcënohet me breshëri plumbash punonjësi i sigurimeve në Bulqizë dhe i terrorizojnë familjen, asnjë i lënduar

FOTO
  • DETAJET/ Si u qëllua me automatik para familjes Reçi në Bulqizë
  • Një person, i identifikuar Ronald Kaja, ka ndaluar automjetin e tij të llojit ‘Golf’, para shtëpisë së familjes Reçi, ka nxjerrë automatikun në dritare dhe ka qëlluar. Fillimisht, ai mësohet se ka kërcënuar verbalisht e më pas ka shtënë. Nga plumbat nuk ka mbetur asnjë i lënduar.
    Featured image of article: “Na nxirr në pension”/ Kërcënohet me breshëri plumbash punonjësi i sigurimeve në Bulqizë dhe i terrorizojnë familjen, asnjë i lënduar Klodian Reçi dhe pamje nga vendngjarja

    BULQIZË– Familja Reçi nga fshati Gjoricë i Bulqizës është kërcënuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00 dhe është raportuar nga një prej anëtarëve të familjes Reçi, Klodiani.

    Një person, i identifikuar Ronald Kaja, ka ndaluar automjetin e tij të llojit ‘Golf’, para shtëpisë së familjes Reçi, ka nxjerrë automatikun në dritare dhe ka qëlluar. Fillimisht, ai mësohet se ka kërcënuar verbalisht e më pas ka shtënë. Nga plumbat nuk ka mbetur asnjë i lënduar.

    Klodian Reçi

    Klodian Reçi mban detyrën e Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë. Sapo ka dëgjuar të shtënat, ai ka marrë në telefon policinë e Bulqizës dhe i ka lajmëruar për rastin.

    Ngjarja ka pikërisht lidhje me detyrën që mban Klodian Reçi si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mësohet se para ngjarjes ai ka debatuar në telefon me një person të identifikuar si Shpëtim Kaja dhe të birin Rinoldin. Këta të dy, i kanë kërkuar që të përshpejtonte procedurat për daljen në pension, por Reçi u është përgjigjur se ka qenë i karantinuar dhe se për këtë arsye është zgjatur procesi i dokumentave. Por kjo arsye, nuk është dukur e mjaftueshme për familjen Kaja dhe Rinoldi ka shkuar përpara banesës së Reçit dhe ka qëlluar me armë.

    Pamje nga vendngjarja

    Policia e Bulqizës ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që vijojnë kërkimet për autorin, Ronald Kaja.

    (f.m/dosja.al)

    • 19:21

      FOTO/ Ky është Klodian Reçi, zyrtari i Bulqizës që u kërcënua me breshëri plumbash në derën e shtëpisë

      Personi që po shikoni në foto është Klodian Reçi, zyrtar që u kërcënua dotën e sotme me breshëri plumbash. Ai është Klodian Reçi dhe punon si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë.  Pikërisht detyra që mban Reçi dyshohet se është motivi i kërcënimit që iu bë në derën e shtëpisë.

    • 19:03

      DETAJET/ Si u qëllua me automatik para familjes Reçi në Bulqizë, autori ndaloi “Golf”-in dhe nxorri armën në dritare

      Policia e Bulqizës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me të shtënat me armë zjarri pranë banesës së familjes Reçi. Autori i ngjarjes, me inicialet R.K., i cili tashmë është shpallur në kërkim, rreth orës 17:40, ka qenë duke udhëtuar me një automjet të llojit “Golf”. Ai e ka ndalur makinën para derës së familjes Reçi, ka kërcënuar me fjalë fillimisht dhe më pas ka nxjerrë armën në dritare dhe ka qëlluar në ajër. Ngjarja mendohet të ketë lidhje me detyrën që mban një prej anëtarëve të familjes Reçi, Klodiani, i cili është Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë. Njoftimi i policisë: Rreth orës 17.40, në fshatin Gjoricë, shtetasi R. K., me një automjet tip ‘Golf’, dyshohet se ka qèlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri automatik, para banesës së shtetasit D.K.,  i cili ka njoftuar menjëherë Policinë. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e  zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes.

    Shto Koment