Aktualitet

EMRI/ Të shtëna me armë në Klos, Policia: I moshuari qëlloi veten me armë gjahu

Në një njoftim Policia sqaroi se ngjarja ka qenë aksidentale dhe Zhuku ishte vetëplagosur me armë gjahu.
Featured image of article: EMRI/ Të shtëna me armë në Klos, Policia: I moshuari qëlloi veten me armë gjahu Foto ilustruese

KLOS- Pasditen e sotme në fshatin Fullqet në Bashkinë Klos, disa të shtëna me armë kanë ngitur në këmbë policinë. Pas marrjes së njoftimit se krisma e armës ishte dëgjuar në Fullqet, Policia rrethoi zonës dhe u mësua se i plagosur kishte mbetur Gëzim Zhuku 68-vjeç,.

Në një njoftim Policia sqaroi se ngjarja ka qenë aksidentale dhe Zhuku ishte vetëplagosur me armë gjahu.

Në fshatin Fshat, Bashkia Klos, në ambientet e banesës së tij  shtetasi G.Xh, 67 vjeç,  dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë“, thuhet në njoftimin e policisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment