Aktualitet

EMRAT/ U arratisën pas problemeve me drejtësinë, ekstradohen tre shqiptarë të dënuar për trafik droge dhe mashtrim, dy erdhën nga Greqia, një nga Italia

Sipas njoftimit zyrtar nga zyra e Interpol Tirana, mësohet se në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Interpol Tirana edhe homologëve, dy shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia, ndërsa një tjetër nga Italia. 
Featured image of article: EMRAT/ U arratisën pas problemeve me drejtësinë, ekstradohen tre shqiptarë të dënuar për trafik droge dhe mashtrim, dy erdhën nga Greqia, një nga Italia Foto ilustruese

TIRANË– Tre shqiptarë janë ekstraduar në Shqipëri ditën e sotme. Sipas njoftimit zyrtar nga zyra e Interpol Tirana, mësohet se në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Interpol Tirana edhe homologëve, dy shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia, ndërsa një tjetër nga Italia.

Konrektisht është ekstraduar Altin Gjergji, 37 vjeç, banues në Pukë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga Greqia është ekstraduar edhe personi i identifikuar si Renato Rama, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërsa nga Italia u ekstradua Ergys Rexha, 31 vjeç, banues në Peqin, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi nga Interpol Tirana

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijojnë operacionet e përbashkëta mes Interpol Tirana dhe homologëve, për kapjen dhe ekstradimin e personave që i shmangen përballjes me organet e drejtësisë dhe vuajtjes së dënimeve. Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me homologët, u bë i mundur ekstradimi nga Greqia dhe Italia i tre shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë shqiptare.

U ekstradua nga Greqia shtetasi Altin Gjergji, 37 vjeç, banues në Pukë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

U ekstradua nga Greqia shtetasi Renato Rama, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

U ekstradua nga Italia shtetasi Ergys Rexha, 31 vjeç, banues në Peqin, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment