Rajoni

Tarifa 22 euro për Shqipërinë, reagon ashpër Hashim Thaçi: Kurti i hapi kufirin Serbisë, vendimi një absurditet

Thaçi shkruan se Kurti hapi kufirin me Serrbinë sikur ta kishte bahçen e babës.
Featured image of article: Tarifa 22 euro për Shqipërinë, reagon ashpër Hashim Thaçi: Kurti i hapi kufirin Serbisë, vendimi një absurditet Hashim Thaçi, President i Kosovës

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për vendosjen e tarifës 22 Euro për ata që futen nga Shqipëria, por që e anuloi brenda pak orëve. Në një reagim në mediat sociale, Thaçi shkruan se Kurti hapi kufirin me Serrbinë sikur ta kishte bahçen e babës. Më tej ai e quan vendimin absurditet dhe shkruan se i ka vënë tarfistë Shqipërisë dhe për të ky nuk është produkt i për bashkim kombëtar.

“Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19.

Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave. Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyllë Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë. Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar!”, shkruan Thaçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Paraditen e sotme në Pikën kufitare të Morinës janë ndaluar dhjetëra kamionë që kanë tentuar të transportojnë mallra dhe produkte u është vendosur një taksë prej 22 eurosh nga pala pritëse. Sipas Policisë së Kosovës, kjo taksë duhet të paguhet për desinfektimin e kamionëve.

Por kalimi u është ndaluar edhe shtetasve të Shqipërisë, të cilëve u është kërkuar një certifikatë nëse e kanë kryer testin për koronavirusin. Ose në të kundërt duhet t’u nënshtrohen karantinimit njëjavor në Kosovë. Rama e quajti vendimin e çuditshëm, ndërsa pak çaste pas reagimin të tij, homologu në detyrë Albin Kurti hoqi tarifën. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment