Politike

Takimi i Ramës me Kim, ambasada e SHBA: U diskutua për zhvillimet e fundit, shumë shpejt do flasë dhe me Bashën

Ambasada e SHBA shkruan se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Featured image of article: Takimi i Ramës me Kim, ambasada e SHBA: U diskutua për zhvillimet e fundit, shumë shpejt do flasë dhe me Bashën Yuri Kim duke dalë nga kryeministria

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas takimit të Yuri Kim me Edi Ramën. Në një postim në Facebook, ambasada e SHBA shkruan se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas ambasadës së SHBA, një të diskutimit e ka zënë dhe rëndësia që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Nuk është lënë pa u diskutuar dhe Reforma Zgjedhore.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti“, shkruan ambasada

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Takimi mes Kim dhe Ramës është zhvilluar sot në Kryeministri dhe ka zgjatur rreth një orë. Ky takim është i dyti në pak ditë, pasi Kim shkoi në zyrën e Ramës dhe ditën e shtunë një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment