Aktualitet

Sûlmoi turistët spanjollë në lokalin “Panorma”, dënôhet me një vit bûrg Mihal Kokëdhima

Biznesmeni Kokëdhima u arrestua pas dhunës së turistëve, ndërsa akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Featured image of article: Sûlmoi turistët spanjollë në lokalin “Panorma”, dënôhet me një vit bûrg Mihal Kokëdhima

VLORË– Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit “Panorma” që bëri xhiron e rrjetit pak muaj më parë teksa sulmonte disa turistë spanjollë është dënûar me një vit bûrg. Vendimi është marrë nga Gjykata e Vlorës.

Biznesmeni Kokëdhima u arrestua pas dhunës së turistëve, ndërsa akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Pronari i restorant “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima u bë protagonist i kësaj vere, teksa më datë 17 gusht u publikua një video ku biznesmeni shihej teksa sulmonte disa turistë spanjollë. Pas një debati me klientët, Kokëdhima i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë

Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë. Më 18 Gusht  biznesmeni ka dalë para gjykatë dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai e apeloi këtë vendim duke arsyetuar edhe faktin se ishte sëmurur brenda në qeli, por ankesa nuk u pranua. Sot Gjykata e Vlorës dha dënimin për biznesmenin.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment