Aktualitet

Sulmi në qendrën Shëndetësore në Elbasan, ndërhyn edhe Manastirliu: Frymëzohet nga gjuha e urrejtjes kundër bluzave të bardha (PAMJET)

Manastirliu thotë se këto sulme frymëzohen nga akuzat e ditëve në fundit në drejtim të bluzave të bardha.
Featured image of article: Sulmi në qendrën Shëndetësore në Elbasan, ndërhyn edhe Manastirliu: Frymëzohet nga gjuha e urrejtjes kundër bluzave të bardha (PAMJET) Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mbështet denoncimin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili fajësoi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin për sulmin ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan. Në një reagim në rrjetet sociale, teksa ndan pamjet e sulmit, Manastirliu thotë se këto sulme frymëzohen nga akuzat e ditëve në fundit në drejtim të bluzave të bardha.

REAGIMI I PLOTE I MANASTIRLIUT: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gurët e hedhur sot mbi qendrën shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan, të cilën vetëm pak muaj më parë e rindërtuam me standardet më të mira pas braktisjes prej 4 dekadash, janë një akt agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.
Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, dhe mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira, në çdo cep të Shqipërisë.
Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale të kujt ka humbur busullën.
#MeBluzatEBardha
#DeriNëFund

Mesditën e sotme, një qendër shëndetësore në Elbasan u denoncua nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se kishte rënë pre e akteve vandale. Balla akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, se me thirrjet e tyre kanë motivuar sulmin mbi qendrën shëndetësore. Nga ana tjetër, PD ka mohuar akuzat.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment