Aktualitet

Làboratori i hèroinës në Has, SPAK ‘qèp’ dosjen, të pàndèhurit në Gjykatë, mes tyre ‘Niçja’ i Shijakut dhe vëllai i Arben Ndokës (EMRAT)

Përfundojnë hetimet për laboratorin e heroinës në Has, që u zbulua më 19 shtator 2018. Prokurori Dritan Prençi dërgon në gjykatë dosjen dhe merr të pandehur 5 anëtarë të familjes Shyti, grupin e të fortëve të Shijakut, si dhe 3 policët që akuzohen se u përfshinë në këtë dosje. Të pandehur, anëtarët e familjes Avdyli, biznesmeni Artan Elezi, si dhe vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka.
Featured image of article: Làboratori i hèroinës në Has, SPAK ‘qèp’ dosjen, të pàndèhurit në Gjykatë, mes tyre ‘Niçja’ i Shijakut dhe vëllai i Arben Ndokës (EMRAT) Te arrestuarit per laboratorin e heroines ne Has
Përditësuar:

TIRANË- Pas 16 muajsh hètim, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), ka përfunduar hetimet sot për të àrrestuarit e 19 tetorit 2018, të àkuzuar për laboratorin e drogës në Has. Vehbi Berushi, 57 vjeç, Flamur Çela, 48 vjeç, Xhevit Shuti, 48 vjeç,, Mustafa Shuti, 76 vjeç dhe Anila Shuti, 42 vjeç, janë të àrrestuarit e parë për këtë dosje, ku në Brenog të Hasit u gjetën mbi 200 kilogràmë heroinë. Mbi ta rëndon àkuza e “Prodhimit dhe shitjes të nàrkotikëvetràfikim i nàrkotikëveprodhim dhe “tràfikim i lëndëve nàrkotike” në bashkëpunim në formën e posàçme të grupit të strukturuar kriminal dhe orgànizatë kriminale.

‘Volvo 4’, të Fortët e Shijakut, Niçja dhe biznesmeni nga Tirana

Ndërkohë që mbi 19 të tjerët, pjesë e grupit që àkuzohet se prodhoi dhe do të trafikonte heroinën, rëndojnë disa àkuza. Prokurori Dritan Prençi, që ka hetuar këtë dosje, àkuzon Altin Avdylin, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku; Gjevi Ndokën, (vëllain e ish-deputetit Arben Ndoka), por edhe biznesmenin Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, për ”Prodhim dhe shitje të nàrkotikëve”, ”Tràfikim i nàrkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posàçme të grupit të strukturuar kriminal dhe orgànizatë kriminale, si dhe pàstrim i produkteve të veprës penale.

Bashkë me ta, lista vijon me të tjerë emra, të njohur si të ‘fortët’ e Shijakut:

Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku; Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku; Denis Llaftiu, nga Shijaku;  Fatos Llaftiu, nga Shijaku; Hajri Seferi, nga Shijaku; Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina; Ilirjan Prifti, nga Fieri; Elton Shehaj, nga Tirana; Armand Spiro, nga Tirana; Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku; Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku; Saimir Gjepali, nga Shijaku; Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;  Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri; Saimir Sulejmani, nga Fieri;  Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana; Elis Bahushi, nga Elbasani; Elis Guri, nga Shkodra. Artur Balla, nga Elbasani.

Ndërkohë që prokuroria ngre àkuzë edhe për 3 punonjës të Policisë së Shtetit:

Ardit Gjyriqi, nga Tirana; Jasin Abdul, nga Saranda; Bledar Koçi, nga Lushnja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

SPAK i àkuzon ata për për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e pàligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe orgànizatës kriminale:

Laboratori i heroinës në Has, si e ndërtoi biznesmeni Admir Hoxha, i àkuzuar si “truri” i grupit

Sipas hetimeve intensive të ish-prokurorisë së krimeve të rënda, sot SPAK, Admir Hoxha është njeriu që ka udhëhequr ngritjen e këtij làboratori në bashkëpunim me disa anëtarë të àrrestuar të grupit kriminal nga Shijaku. Admir Hoxha thotë prokuroria ka mbàjtur kontakte me Hekuran Hoxhën,(Roni i Shijakut), Saimir Gjepalin që të dy nga Shijaku me qëllim tràfikimin e lëndëve nàrkotike. Admir Hoxha nga vëzhgimet në terren rezultoi se ishte personi që kishte përgatitur ambientin e kthyer në làborator për prodhimin e lëndës nàrkotike në bashkëpunim me persona ende të pàidentifikuar. Nga provat e mbledhura në làborator kràhas lëndës së parë ka rezultuar se ishte prodhuar 182.5 kg drogë.

Heroina ishte e presuar dhe dyshohet se do trafikohej, për këtë arsye u vendos që Policia të ndërhynte, dhe në momentin e parë në prànga ranë anëtarët e familjes Shyti. (Lexo në hyrje të shkrimit).  Nga ana tjetër, familja Shuti ka pretenduar për gati një vit se ambientin pranë shtëpisë ku ishte ndërtuar làboratori i heroinës e kishin dhënë me qira për një biznes dhe se nuk ishin në dijeni që aty kishte një làborator droge. Por sipas Prokurorisë kjo nuk qëndron pasi laboratori ishte i sofistikuar dhe mendohet se 3 anëtarët e familjes Shuti punonin aty.

Operacioni Volvo 4, si u àrrestuan të “fortët” e Shijakut bashkë me 2 ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Cuko

Pasditen e 21 tetorit 2018, autoritetet ligjzbatuese shqiptare finalizuan operacionin e njohur si “VOLVO 4”.  Nga operacioni u godit grupi i laboratorit të heroinës në Has, grupi i Shijakut, ndërsa janë àrrestuar edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, që dolën nga përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve.  Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për tràfik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në prànga krejt rastësisht, për ryshfet.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Làboratori i hèroinës në Has, SPAK ‘qèp’ dosjen, të pàndèhurit në Gjykatë, mes tyre ‘Niçja’ i Shijakut dhe vëllai i Arben Ndokës (EMRAT)

  1. Te gjithe aktivistet e ps qe Kane origjinen ne PD e Kane cuar ps ne kete gjendje, sepse politika :merr horrin e leshoja horrit ne shpine:Tani duhet te marre fund njrezit njohin dhe IA dine biografi e te gjithe mafjes djathte e te majte

Shto Koment