
Përditësuar:
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, (SPAK), ka nisur hetimet për tri të burgosur të lidhur me krimin jashtë qelive.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë, aplikimin e regjimit 41 bis për këta tri emra, të cilët ende nuk dihet se kush janë.
Të burgosurit janë të përfshirë në trafik droge dhe gjobëvënie. Qenia në qeli nuk i ka penguar të vazhdojnë aktivitetin kriminal edhe jashtë burgut.
Aktualisht në regjimin 41 bis, i cili hyri në fuqi në vitin 2019, janë futur 7 të dënuar.
(F.g/dosja.al)