Aktualitet

SPAK kërkon të sekuestrojë pasurinë e Shullazit: Duam mjetin luksoz ‘Benz 65 AMG’ dhe pronën tek Vollga

Dosja.al mëson se SPAK, ka kërkuar që të sekuestrojë pronën e Shullazit tek zona e njohur si Vollga.
Featured image of article: SPAK kërkon të sekuestrojë pasurinë e Shullazit: Duam mjetin luksoz ‘Benz 65 AMG’ dhe pronën tek Vollga Emiljano Shullazi, hotel "Vollga" dhe SPAK
Përditësuar:

TIRANË– Prokuroria e Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar që të sekuestrojë pasuritë e të njohurit si ‘i forti i rrugës së Kavajës’, Emiljano Shullazi.

Dosja.al mëson se SPAK, ka kërkuar që të sekuestrojë pronën e Shullazit tek zona e njohur si Vollga.

Gjithashtu, SPKA ka kërkuar që të sekuestrojë edhe mjetin e llojit Benz, model ’65 AMG’. Një ndër pasuritë e Shullazit, janë pjesa tek ish-hotel ‘Vollga’, në Durrës, ku 749.6 m2 truall dhe 1129.39 m2 ndërtesë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Emiljano Shullazi mori pusullën e OFL-së më 11 shkurt të këtij viti, dhe që brenda 48 orëve do të duhej të përgjigjej për sigurimin e pasurisë. Përmes një deklarate për mediat, avokati i tij Vladimir Meçe, është shprehur se gjithçka është një ‘shoë’ nga forcat e anti-KÇK-së pasi Shullazi ka rezultuar njëherë i pastër nga ligji anti-mafia.

Aktualisht Shullazi po përballet me procesin gjyqësor në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Së fundmi ai kërkoi lirinë dhe bëri kërkesë në Kushtetuese për largimin e dy gjyqtarëve të caktuar nga KLGJ, pasi sipas Shullazit, janë në kundërshtim me ligjin sepse ata nuk janë pjesë e SPAK por të komanduar, dhe për rrjedhojë vendimi i tyre duhet të rrëzohet. Por KLGJ-ja e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment