Aktualitet

Ja kush është mikesha e Behar Bajrit që mori rrogë fiktive në spitalin e Shkodrës (EMRI)

I konsideruar si nje nga  protagonistet kryesorë të Bajrave, Behar Bajri, 40 vjeç ka ndikuar tek Spitali rajonal i Shkodrës, duke urdhëruar shefin e Shërbimeve, kryeinfermieren dhe financieren që të mbanin në punë Jorida Muratin, ndërkohë që ajo nuk e frekuentonte fare detyrën.
Featured image of article: Ja kush është mikesha e Behar Bajrit që mori rrogë fiktive në spitalin e Shkodrës (EMRI) Behar Bajri, koka e grupit Bajri

TIRANË Dosja.al zbulon detaje nga arrestimi i zyrtarëve në kuadër të operacionit Oaz, ku tri zyrtarë të spitalit të Shkodrës, i janë nënshtruar ndikimit të grupit të Bajrajve për të punësuar në administratë, një mikeshën e Behar Bajrit. Mësohet se ajo është 32-vjeçarja, Jorida Murati, e cila ishte e punësuar si infermiere në këtë spital, ndërkohë që ajo nuk ka punuar asnjë ditë në administratë.

Ajo është arrestuar mëngjesin e sotëm në Tiranë, dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit në banesën e saj, Muratit i janë gjetur edhe 9 mijë euro, të cilat i janë sekuestruar nga Policia. 

Më 18 nëntor, Top Channel, zbuloi detaje nga hetimi për grupin Bajri, ku kishin dalë të dhëna tejet interesante.

Të dhënat për hetimin dolën gjatë kqyrjeve të përgjimeve telefonike dhe dokumentave të sekuestruara, për sa i takon lëvizjes së Bajrave në fushën e gjobëvënies, por edhe më tepër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I konsideruar si nje nga  protagonistet kryesorë të Bajrave, Behar Bajri, 40 vjeç ka ndikuar tek Spitali rajonal i Shkodrës, duke urdhëruar shefin e Shërbimeve, kryeinfermieren dhe financieren që të mbanin në punë Jorida Muratin, ndërkohë që ajo nuk e frekuentonte fare detyrën.

Behar Bajri është ekstraduar gjatë korrikut të këtij vendi nga Holanda, si një ndër të arrestuarit e operacionit “OAZ”, që u finalizua me arrestime të tjera sikundër ai i Enver Bajrit, jashtë Shqipërisë, apo edhe Safet Bajri në kryeqytet. Grupi i Bajrave ka një sërë akuzash të bëra më herët publike që nga veprat e vrasjes dhe kryerja e veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment