PolitikeRajoni

‘S’ka të drejtë të rrijë në atë zyrë’, pas deklaratave të bujshme, Rama e Meta bëjnë paqe në Kosovë (VD)

Gjatë ceremonisë për 20-vjetorin e Clirimit të Kosovës nga trupat serbe, Rama dhe Meta kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin.
Featured image of article: ‘S’ka të drejtë të rrijë në atë zyrë’, pas deklaratave të bujshme, Rama e Meta bëjnë paqe në Kosovë (VD) Kryeministri Rama dhe presidenti duke shtrenguar duart

KOSOVE- Pak ditë pasi kryeministri deklaroi në Burrel se presidenti Ilir Meta nuk ka të drejtë që të qendrojë më në zyrë, pas vendimit për anulimin e zgjedhjeve, një takim i përzemërt në dukje ka ndodhur në Prishtinë.

Gjatë ceremonisë për 20-vjetorin e Clirimit të Kosovës nga trupat serbe, Rama dhe Meta kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

Urojmë që kjo të jetë një shenjë paqeje mes kreut të shtetit dhe kryeministrit, në një situatë politike të pazakontë.

Sot në Kosovë është zhvilluar ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit nga forcat serbe. Në një ceremoni të zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë marrë pjesë liderët e Kosovës e Shqipërisë, por dhe figura të larta të SHBA. Të pranishëm kanë qenë ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton i cili dha urdhër në 1999 që të bombardohej Serbia. Sot përshëndeti qytetarët e Kosovës dhe ish-Sekretaria e Shtetit, Meledeine Albright, që tha se kishin marrë vendimin e duhur që i sollën lirinë Kosovës. Ndërkohë liderët që mbajtën fjalë falënderuar SHBA për ndihmën e madhe që u ka dhënë këto 20 vite.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “‘S’ka të drejtë të rrijë në atë zyrë’, pas deklaratave të bujshme, Rama e Meta bëjnë paqe në Kosovë (VD)

  1. pse kur kane qene ne lufte keta?!

Shto Koment