Politike

‘Zgjedhorja’/ Rama i jep kohë opozitës: Presim edhe sot, tonën e kemi bërë! Në Francë isha për punë, inertet do t’i heqë Ushtria (MESAZHET)

Kryeministri Edi Rama ka dhënë tri mesazhe politike sot në disa tëitte. Rama mohon akuzat e PD për udhëtimin në Francë dhe i jep kohë opozitës deri në mbrëmje për t'u dakordësuar për Reformën Zgjedhore. Rama sqaron edhe problemin e inerteve në Sheshet e Rindërtimit, dhe bën me dije se me këtë çështje do të merret Ushtria. 
Featured image of article: ‘Zgjedhorja’/ Rama i jep kohë opozitës: Presim edhe sot, tonën e kemi bërë! Në Francë isha për punë, inertet do t’i heqë Ushtria (MESAZHET) Edi Rama, charter dhe Keshilli Politik

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike dhe Gazmend Bardhit, për një udhëtim luksi në Francë të dielën. Përmes rrjeteve sociale, Rama shkruan se është kthyer në Shqipëri që të shtunën. Ai shpjegon se ka qenë një vizitë e shkurtër më pak se 1 ditë, informale e nivelit të lartë.


Teksa përfundon këtë sqarim për demokratët, Rama ndalet edhe debati për Reformën Zgjedhore. Kreu i qeverisë, thotë se maxhoranca do të presë edhe sot opozitën, dhe thekson se PS e ka bërë pjesën e saj. Rama sqaron edhe heqjen e inerteve nga sheshet e rindërtimit, dhe thotë se me këtë detyrë është angazhuar ushtria.

Sqarimi i Ramës, vjen një ditë pasi PD akuzoi shefin e qeverisë se ka përdorur një charter në kohë pandemie për të shëtitur në Francë. Gjithashtu, tensionet janë në kulm mes palëve, për shkak të dështimit të djeshëm të mbledhjes së Këshillit Politik. Ambasadorja amerikane nga njëra anë bën thirrje bashkë me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, që të arrihet sa më parë në ujdi, si një mbajtje premtimi, por edhe plotësimi i një kushti kyç për Integrimin e vendit. Ambasadorët do të shkojnë sot në zyrën e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në orën 15:00 nga ku pritet të shihet edhe qëndrimi i fundit i opozitës për marrëveshjen e Zgjedhores.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment