Aktualitet

Fuoristrada me sirianë bie në humnerë në Gramsh, dy prej tyre vdesin, plagoset shoferi shqiptar dhe shtatë të tjerë

Ngjarja ndodhi në orën 22:00, në aksin Cërrik-Gramsh, teksa Gjeli, që vetë ka mbetur i palgosur po transportonte pasagjerët, të cilët janë emigrant sirianë të paligjshëm. Ende nuk dihet identiteti I viktimave që janë me origjinë nga Siria, por mësohet se tr prej tyre ndodhet në rrezik për jetën. Aktualisht ata janë të shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Featured image of article: Fuoristrada me sirianë bie në humnerë në Gramsh, dy prej tyre vdesin, plagoset shoferi shqiptar dhe shtatë të tjerë Nje nga të plagosurit
Përditësuar:

GRAMSH– Dy persona me origjinë nga Siria, kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar, mbrëmjen e sotme, një furistradë e llojit “ML”, që drejtohej nga 28-vjeçari nga Tirana Mikel Gjeli ka dalë nga rruga në fshatin Çekrez dhe ka rënë nga një lartësi rreth 40 metra.

Ngjarja ndodhi në orën 22:00, në aksin Cërrik-Gramsh, teksa Gjeli, që vetë ka mbetur i palgosur po transportonte pasagjerët, të cilët janë emigrant sirianë të paligjshëm. Ende nuk dihet identiteti I viktimave që janë me origjinë nga Siria, por mësohet se tr prej tyre ndodhet në rrezik për jetën. Aktualisht ata janë të shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.  Ata kanë marrë dëmtime të rënda pas aksidentit, i cili ka ndodhur në shkaqe ende të panjohura.

Njoftimi i policisë Gramsh

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Në fshatin Çekrez, Gramsh, shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment