SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
SHQIPËRI– Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit zyrtar, problematike në Shqipëri mbetet vatra e zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë. Helikopteri holandez ka operuar nga ajri duke ulur intensitetin e flakëve. Zjarri është favorizuar nga era, por nuk paraqitet rrezik për banesat.
Vatra e zjarrit në Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, ka një shtrirje shumë të madhe duke kaluar në fshatin Xhuxhë. Në terren janë angazhuar: 1 mjet zjarrfikës me 5 efektivë, 30 forca ushtarake dhe forca nga autoritetet lokale. Helikopteri holandez ka operuar nga ajri duke bërë të mundur largimin e zjarrit nga banesat. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe rreth 190 ha.
Në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë, zjarri ka përfshire një sipërfaqe pylli dhe shkurre të dendura. Po punohet per shuarjen e zjarrit. Zona është e banuar dhe zjarri mund të jetë rrezik për banorët. Pranë banesave është dislokuar një mjet zjarrfikës.
Situata e zjarreve në vend, 17.08.2021
Qarku Shkodër:
1.Mali i Tërbunit, bashkia Pukë.
Vazhdon te jete aktive ne pjesen veriore dhe ne pjesen lindore ne Fushe Kumulli. Në terren janë angazhuar: 40 forca te FA, 60 forca te bashkisë. Helikopteri holandez ka operuar nga ajri duke ulur intensitetin e flakëve. Zjarri është favorizuar nga era. Nuk paraqitet rrezik për banesat.
2.Fshati Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz. Në terren janë angazhuar: 40 forca ushtarake te FA dhe 40 forca te bashkisë. Problem vazhdon te jete pjesa lindore e vatrës qe po avancon drejt kurorës se Fshatit Dardhe dhe Sakatit. Është e pamundur ndërhyrja nga toka. Si pasojë është përshkuar një sipërfaqe rreth 350 ha pyjore.
3.Midis fshatrave Lodërtune, njësia administrative Postribë dhe Mazrek, njësia administrative Guri i Zi, bashkia Shkodër. Në terren janë angazhuar: 60 forca te bashkisë po punojnë ne të dy zonat për te mbajtur ne kontroll situatën. Zjarri është favorizuar nga era dhe forcat po punojnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë.
4.Fshati Drisht, njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër, zjarri ka perfshire një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Mbi 30 forca po punojnë pët shuarjen e zjarrit.
Qarku Lezhë:
1-Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë. Vatra e zjarrit ka një shtrirje shumë të madhe duke kaluar në fshatin Xhuxhë. Në terren janë angazhuar: 1 mjet zjarrfikës me 5 efektivë, 30 forca ushtarake dhe forca nga autoritetet lokale. Helikopteri holandez ka operuar nga ajri duke bërë të mundur largimin e zjarrit nga banesat. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe rreth 190 ha.
2-Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Në terren janë angazhuar: 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë, 25 forca ushtarake, rreth 20 forca nga autoritetet lokale si dhe vullnetarë. Ka vijuar ndërhyrja nga ajri me helikopterin çek dhe zjarri eshte drejt shuarjes përfundimtare. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 33.5 ha me shkurre dhe pemë.
3-Në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë, zjarri ka përfshire një sipërfaqe pylli dhe shkurre të dendura. Po punohet per shuarjen e zjarrit. Zona është e banuar dhe zjarri mund të jetë rrezik për banorët. Pranë banesave është dislokuar një mjet zjarrfikës.
Qarku Kukës:
1-“Maja e Rrunës”, ka zbritur zjarri me poshtë në vendin e quajtur Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Zjarr në sipërfaqe pishë dhe ah. Zjarri është favorizuar nga era dhe helikopteri holandez ka punuar për shuarjen e tij, nderkohe qe ne terren janë angazhuar 35 trupa nga FA dhe autoritetet lokale.
2-Rreth orës 15:05, në fshatin Dragobi, njësia administrative Margegaj, bashkia Tropojë, zjarri ka perfshire një zonë pyjore. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.
3-Rreth orës 15:16, në afërsi të fshatit Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.
Qarku Dibër:
1-Kaçni, njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre. Zjarri vazhdon me intensitet mesatar. Nuk ka rrezik për banesat.
Qarku Vlorë:
1.Më datë 17.08.2021. ora 11:15, në fshatin Kallarat, njësia administrative Hor Vranisht, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë ka dërguar në vendngjarje 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë. Është drejt shuarjes.
Qarku Korçë:
1.Më datë 17.08.2021. ora 14:45, zjarri ne vreshtë ne Leskovik, ne pronësi te Shtetasit A. G. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.
Qarku Durrës:
1.Më datë 17.08.2021. ora 14:45, në fshatin Barkanesh, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.
2.Më datë 17.08.2021, ora 17:10, në fshatin Maskuri, njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. 3 mjete dhe 9 efektivë, të cilët po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll.
Qarku Elbasan:
1.Më datë 17.08.2021, ora 17:00, në njësinë administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyje. Zjarri ka marrë përmasa dhe këto pyje janë të përfshira në UNESCO, si dhe kanë një rëndësi të veçantë. Mjetet dhe forcat, të cilat janë nisur për këtë operacion e kanë të pamundur shuarjen e tij, pasi ështe terren i vështirë, por janë duke punuar në zonën ku mund të preken banesat.
2.Më datë 17.08.2021, ora 17:45, në fshatin Fatishe, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.
Qarku Gjirokastër:
1.Më datë 17.08.2021, ora 19:00, në fshatin Lab Maralloz, njësia adminitrative Lopës, bashkia Tepelenë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Një 23-vjeçar me inicialet A.S., është mbytur në plazhin e Gjirit të Lalëzit në Durrës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sot...
TIRANË– Ish-drejtuesi i misionit ushtarak në Afganistan, Dritan Demiraj tha se vendosja e emigrantëve afganë në vende ku janë planifikuar, si hotele dhe ko...
BRITANI– Shqiptari Alfred Pirra, i cili u kap në shkurt të këtij viti duke kultivuar kanabis me vlerë rreth 25 mijë paund në Angli, ka dalë ditën e sotme ...
TIRANË– Një video që po qarkullon në rrjetet sociale kanë ngritur dyshimet se afganët mund të kenë ardhur në vendin tonë, edhe pse zyrtarisht avionic me ta...
AFGANISTAN– Edhe qentë po largohen nga Afganistani. Fotot e publikuara në rrjetet scoiale tregojnë se si qentë që i përkisnin ushtrisë amerikane u evakuan...
ELBASAN- Efektivët e policisë në Elbasan janë sulmuar nga një grup njerëzish. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në sheshin kryesor në qendër të El...
MIRDITË– Vatra e zjarrit në zonën e Molungut dhe Kryezezës në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë, vazhdon të jetë akoma aktive duke rrezikuar edhe banesa q...
ELBASAN– Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Fatishe të Peqinit kiu flakët kanë shkrumbuar disa rrënjë ullinjsh shumë-vjeçarë. &...
ELBASAN– Drejtuesit e dy makinave që janë përplasur me njëra-tjetrën janë përleshur fizikisht. Mësohet se ngjarja është regjistruar në qendër të qytetit t...
Sarajet e Toptanëve u ndërtuan më 1833 si shtëpi pritëse për miqtë e familjes së Selim Pashë Toptanit. Kompleksi me arkitekturë me elemente orientale dhe dekora...