Aktualitet

Futbolli shqiptar në zi, vdes ish-Presidenti i FSHF-së, Miço Papadhopulli

Papadhopulli ka qenë edhe President i FSHF-së, dhe njihet si daja i futbollit shqiptar.
Featured image of article: Futbolli shqiptar në zi, vdes ish-Presidenti i FSHF-së, Miço Papadhopulli

TIRANË– Është ndarë nga jeta një nga legjendat e futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e famshëm të Partizanit, Miço Papadhopulli, i cili vdiq sot në moshën 86-vjeçare.

Papadhopulli ka qenë edhe President i FSHF-së, dhe njihet si daja i futbollit shqiptar.

“Daja” konsiderohej si një prej lojtarëve më të mire të historisë së 15-të here kampionëve të vendit dhe futbollit shqiptar.

Papadhopulli ishte pjesë e skuadrës së Partizanit gjatë periudhës së suksesshme në vitet 1950 – 1960, duke arkivuar me të kuqtë si mbrojtës, 6 tituj Kampion të Shqipërisë 1975,1958,1959,1961,1963,1964. Përgjatë kësaj periudhe

Miço Papadhopulli ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te skuadra e Partizanit.

Me skuadrën e lavdishme të asaj kohe Papadhopulli fitoj medaljen e argjendtë në turnetë ndërkombëtar të Laipcig të Gjermanisë(1958) dhe në Hanoi të Vietnamit(1963)

(f.m/dosja.al)

Shto Koment