Politike

Procesi i vaksinimit për persona mbi 18 vjeç, Rama: Paraqituni në pikën më të afërt

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, shkruan se deri tani procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta, duke shtuar se qendrat e vaksinimit do të jenë hapur deri në orën 20:00.
Featured image of article: Procesi i vaksinimit për persona mbi 18 vjeç, Rama: Paraqituni në pikën më të afërt Procesi i vaksinimit

TIRANË- Të gjithë qytetarët që janë mbi 18-vjeç kanë të drejt të vaksinohen në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, shkruan se deri tani procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta, duke shtuar se qendrat e vaksinimit do të jenë hapur deri në orën 20:00. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë të vaksinohen duke u paraqitur në qendrat e vaksinimit me anë të një karte identiteti.

Postimi i plotë:

Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit. Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit.***Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar mbi 900 mijë qytetarë. Aktualisht ka nisur shpërndarja e dozave tek moshat mbi 18vjeç. Në vendin tonë janë imunizuar bluzat e bardha, janë vaksinuar gazetarë, efektivë policie, mësues e pedagogë. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.

(I.A;f.m/dosja.al)

Shto Koment