Aktualitet

Shtrohet Fjolla Morina! Këngëtarja sëmuret pasi u arrestua me armë në makinë, përfundon në spitalin e Kukësit

Mësohet se këngëtarja nuk është ndjerë mirë pasi është dërguar në ambientet e paraburgimit. Pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, Morina është shtruar me emergjencë në spitalin e Kukësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Featured image of article: Shtrohet Fjolla Morina! Këngëtarja sëmuret pasi u arrestua me armë në makinë, përfundon në spitalin e Kukësit Fjolla Morina

KUKËS– Fjolla Morina, këngëtarja që u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës është shtruar në spitalin e Kukësit. Mësohet se këngëtarja nuk është ndjerë mirë pasi është dërguar në ambientet e paraburgimit. Pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, Morina është shtruar me emergjencë në spitalin e Kukësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fjolla Morina u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e saj u gjet një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe dy personat e tjerë që ishin në mjetin “Audi Q7” me Morinën. Ata janë: F.M., dhe F.S., nga 29 vjeç secili, përkastësisht banues në Kosovë e Belgjikë. Pasi mori ndihmën mjekësore, Fjolla Morina u kthye sërish në qeli.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment