
TIRANË- Mbushja e kapaciteteve pritet të sjellë hapjen e spitalit COVID4. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se brenda javës së ardhshme është marrë vendimi për të hapur godinën e COVID4, e cila ka në dispozicion 100 shtretër. Fluksi në të trija spitalet COVID është i lartë, ndërsa edhe spitali COVID3 tashmë është drejt plotësimit të plotë. Sot është hapur pavioni i tretë i spitalit COVID3, me një kapacitet prej 50 shtretërish.
Dosja.al solli mëngjesin e sotëm denoncimin e rëndë të mjekut të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Dritan Koçiaj, i cili deklaronte se e kishte kaluar natën duke iu dhënë pacientëve me COVID19, oksigjen nëpër ambulanca, pasi nuk kishte vende të lira në spital.
Nga ana tjetër prej disa javësh opozita bën thirrje për hapjen e spitaleve rajonale që të shërbejnë si spitale COVID, por qeveria deklaron se situata është nën kontroll dhe se fluksi është i përballueshëm, duke argumentuar se ambulanca është njësoj me spitalin.
(F.g./dosja.al)