Politike

Shqiptarët e bllokuar në kufi, Rama reagon sërish: Do futen vetëm ata që kanë urgjenca, por do izolohen për 14 ditë në një hotel

Rama shkruar se reagim i tij pak më parë është kuptuar keq ndaj sqaron se kufiri është i mbyllur, as nuk mund të dalë dhe as nuk mund të hyjë njeri. 
Featured image of article: Shqiptarët e bllokuar në kufi, Rama reagon sërish: Do futen vetëm ata që kanë urgjenca, por do izolohen për 14 ditë në një hotel Foto nga pika kufitare e Kapshticës dhe Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën në Kapshticë ku dhjetëra qytetarë po vijojnë të qëndrojnë të bllokuar. Në një deklaratë në mediat sociale Rama shkruar se reagim i tij pak më parë është kuptuar keq ndaj sqaron se kufiri është i mbyllur, as nuk mund të dalë dhe as nuk mund të hyjë njeri. 

Po ai shton te ata që kanë një arsye jetike të verifikuar nga konsullata më e afërt dhe nuk rri dot pa lëvizur drejt kufirit tokësor do mund të shkojë në shtëpi vetëm pasi të izlolohet për 14 ditë në një hotel afër kufirit me shpenzimet e veta. “Nga kjo mundësi përjashtohen kategorisht, qytetarët që janë rezidentë në vende të tjera, të cilët, e përsëris, nuk do të hyjnë dot në Shqipëri, me teorinë e faktit të kryer!“, shkruan Rama. 

REAGIMI I PLOTË

Duke parë se mediat vazhdojnë i kuptojnë dhe komunikojnë sipas qejfit informacionet apo pohimet tona, madje edhe kur janë krejt të qarta e të stërpërsëritura, po ristërpërsëris: 🔴 KUFIRI ËSHTË I MBYLLUR. AS NUK MUND TË DALË, AS NUK MUND TË HYJË DOT NJERI

Ne jemi në një luftë botërore dhe si gjithë bota, po mbrohemi me masa e me rregulla që deri dje nuk i imagjinonim se mund të ishin e vetmja mbrojtje e shëndetit të popullit! Mbyllja e kufijve është njëra prej tyre. Dhe le te hidhen përpjetë ata që nuk duan të kuptojnë, bashkë me nxitësit apo simpatizantët e tyre, që nuk duan që Shqipëria ta fitojë këtë luftë, po KUFIRI NUk HAPET PËR ASNJË QË VJEN NË PIKËN KUFITARE me teorinë e Faktit të Kryer! Kujt nuk do që ta mbrojë jetën e tij, jemi ne që do t’ia imponojmë dhe nuk do ta lemë të marrë në qafë veten apo të tjerët. Afatet e dokumentave të çfarëdolloji kanë rënë në çdo vend, sepse qytetarët nuk janë përgjegjës për djegien e afatit të tyre. Kështu që të gjithë të rrinë aty ku ndodhen dhe të mos kërkojnë të pamundurën në këto kushte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

KUSH KA NJË ARSYE JETIKE, TË VERIFIKUAR NGA KONSULLATA MË E AFËRT dhe NUK RRI DOT PA LËVIZUR DREJT KUFIRIT TOKËSOR, do të mund të shkojë në shtëpi VETËM PASI TË KARANTINOHET 14 DITË NË NJË DHOMË BRENDA NJË STRUKTURE HOTELIERE PRANË KUFIRIT, me shpenzimet e veta. Nga kjo mundësi përjashtohen kategorisht, qytetarët që janë rezidentë në vende të tjera, të cilët, e përsëris, nuk do të hyjnë dot në Shqipëri, me teorinë e faktit të kryer!

Më shani e më mallkoni mua sa të doni, po që ne t’i vemë zjarrin e Coronës këtij vendi, duke këputur hallkat e kufirit nga zinxhiri i mbrojtjes, që deri tani pa na mban në këmbë siç duhet, KJO ËSHTË E PAMUNDUR!

Prej disa ditës, dhjetra emigrant kanë mbetur të bllokuar në tokë neutrale në kufirin greko-shqiptar, pasi kanë kërkuar që të kthehen në vendin e tyre. Disa prej tyre janë lejuar të hyjnë (të sëmurët dhe ata me leje të posaçme), megjithatë ka të tjerë që ende presin prej ditësh në temperature të acarta. Presidenti Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë kërkuar riatdhësimin e tyre, ndërsa kryeministri Edi Rama, i ka konsideruar si ‘bomba biologjike’ që mund të përhapin koronavirusin në vend.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment