Aktualitet

Shpërthim tritoli në katin e parë të një pallati parafabrikat në Lushnje, dëmtohen 2 dyer, dëshmia e vëllait të pronarit: S’kemi konflikte!

Mësohet se banesa në të cilën ishte vendosur lënda plasëse ishte në pronësi të Besnik Çokut. 
Featured image of article: Shpërthim tritoli në katin e parë të një pallati parafabrikat në Lushnje, dëmtohen 2 dyer, dëshmia e vëllait të pronarit: S’kemi konflikte! Foto Ilustruese

LUSHNJE– Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pas mesnate në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ku ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të një banese.

Mësohet se banesa në të cilën ishte vendosur lënda plasëse ishte në pronësi të Besnik Çokut.  Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar apo dëme të shumta materiale, përveç dy dyerve të jashtme. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një grup hetimor është ngritur nga Prokuroria për të zbuluar autorët, por vëllai i pronarit të banesës është shprehur se nuk kanë konflikte të mëparshme që mund të kenë sjellë ngjarjen e rëndë.

(kle.mu;f.g/Dosja.al)

  • 10:07

    Shpërthimi i tritolit, flet vëllai i pronarit të banesës: S'dimë pse na e bënë këtë gjë, nuk kemi konflikte me njeri

    Jetmir Coku, vellai i Besnik Cokut

    Jetmir Çoku, vëllai i Besnik Çokut, pronarit të banesës ku u vendos tritoli mëngjesin e sotëm në Lushnje, ka përjashtuar mundësinë e një konflikti që ka sjellë në ngjarjen e rëndë. Në një reagim për mediat, Çoku u shpreh se kanë qenë në gjumë në momentin e shpërthimit dhe se nuk kanë dijeni për identitetin e autorëve.

    “Unë jam vëllai i Besnikut. Kemi qenë në gjumë. Nuk dimë gjë pse e bënë këtë. Ne nuk kemi konflikt me asnjë. Nuk dyshojmë tek askush,” tha ai para mediave.

  • 08:07

    Shpërthimi në Lushnje, policia: Tritoli shpërtheu dy dyer në një pallat parafabrikat

    Njoftimi i policisë:

    Lushnjë Informacion Paraprak; Sot rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç.

    Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shto Koment