Aktualitet

Shpërthen një pikë karburanti në Portëz të Fierit, shkak shkëndija gjatë mbushjes së një bombule gazi (VD)

Shpërthen një pikë karburanti në Portëz të Fierit mëngjesin e sotëm. Pika e furnizimit me gaz është në pronës të Sokol Meçes.

Fier- Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer në flakë një pikë karburanti në Portëz të Fierit. Deri më tani raportohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Dosja.al mëson se ka shpërthyer një depozitë gazi që furnizon automjetet të shoqërisë “Eurogaz” në pronësi të shtetasit Sokol Meçe. Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një shkëndije të shkaktuar gjatë mbushjes së një bomole gazi.

“Problem me elektromotorin qe po mbushej bombola e gazit. Jo dëme në njerëz. Kemi eksperiencë 20-vjeçare në treg. Punëtorët janë me të gjitha kushtet e punës. Punojmë me gjitha rregullat e zbatuara për çdo rast.  Kemi fikset e zjarrit në ambientet e punës
Menjëherë lajmëruam zjarrfikësen dhe situata nen kontroll”, është shprehur pronari, Sokol Meçe.

Shpërthimi ka qenë shumë i fortë sa janë thyer xhamat e banesave përreth. Zjarrfikëset ndodhen në vendon e ngjarjes për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 10:15, në Portëz, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka shpërthyer një depozitë gazi që furnizon automjetet me gaz. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Shto Koment