Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Durrës, arrestohen babë e bir. Policia u sekuestron drogë, para dhe disa celularë

Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se  bashkë me ta është proceduar dhe një shtetas tjetër. 
Featured image of article: Shpërndanin kokainë në Durrës, arrestohen babë e bir. Policia u sekuestron drogë, para dhe disa celularë Sendet e sekuestruara

DURRËS- Babë e bir në Durrës janë arrestuar nga Policia pasi akuzohen se shpërndanin kokainë në qytet. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se  bashkë me ta është proceduar dhe një shtetas tjetër. 

Në fund të operacionit është sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, një automjet, një sasi parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në pranga kanë rënë  A. I., 45 vjeç dhe F. I., 14 vjeç (babë e bir), banues në Durrës, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. P., 36 vjeç, banues në Durrës.

NJOFTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, një automjet, një sasi parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. I., 45 vjeç dhe F. I., 14 vjeç (babë e bir), banues në Durrës. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. P., 36 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 7 aparate celularë, një automjet, një shumë parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment