Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët një makinë në mes të Kavajës, shkak rrjedhja e gazit

Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë mëngjesit të sotëm. Makina është në pronësi të N.Qehaje dhe dyshohet se shkaku u zjarrit ka qenë një rrjedhje gazi.
Featured image of article: Shkrumbohet nga flakët një makinë në mes të Kavajës, shkak rrjedhja e gazit Foto ilustruese

Kavajë- Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër  të qytetit të Kavajës është djegur makina e shtetasit N .Qehaje.

Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës  05 e e 20 minuta, ku është dëgjuar një shpërthim dhe më pas makina është përfshirë nga flakët.  Kjo makinë ishte parkuar para postës së këtij qyteti.

Menjëherë pas këtij shpërthimi kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja. Na burimet e policisë që këqyrën vendin, mësohet se djegia e makinës ka ardhur si pasojë e rrjedhjes se gazit.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.3 Kavajë në rrugën “Skuraj”, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetases N.G.42 vjeçe banuese në Durrës.Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një shkëndie elektrike në pjesën e baterisë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit

J.V/Dosja.al

Shto Koment