Aktualitet

Shkon në 17 numri i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë dhe një pacient 75-vjeçar

Ministria bën me dije se pacienti vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni.
Featured image of article: Shkon në 17 numri i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë dhe një pacient 75-vjeçar Pamje nga spitali infektiv

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se sot në mesditë ka ndëruar jetë dhe një tjetër pacientë që ishte i infektuar me COVID-19 dhe prej ditësh ishte në terapi intensive në Spitalin Infektiv. Në një njoftim për mediat, Ministria bën me dije se pacienti vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni.

Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme”, shtohet në njoftim.

“Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar. Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19″, shkruhet në njoftim.

Nga ana tjetër numri i të shëruarve në Shqipëri ka shkuar në 89. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 304. 17 persona kanë ndërruar jetë.  Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja në Shkodër. Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment