Aktualitet

10 të prekur nga Covid-19 në Shqipëri, MSH thirrje të fortë qytetarëve: Izolohuni, evitoni daljet e tepërta, urbanet, dhe ruani higjienën

VIDEO
  • ISHP: Ruhuni dhe lani duart! Facoletat hidhini në kosh me kapakë të mbyllur!
  • MSH sqaron qytetarët: Mund të jesh i prekur, por s’ndjen asgjë…
  • MSH: Senatoriumi do të kthehet në karantinë
  • Mjeku e thotë “live”: Edhe unë mund të jem i infektuar, por nuk e di
  • Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dha të dhënat e përditësuara për Covid-19, ku sipas MSH-së, janë analizuar 114 raste, 10 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë.
    Featured image of article: 10 të prekur nga Covid-19 në Shqipëri, MSH thirrje të fortë qytetarëve: Izolohuni, evitoni daljet e tepërta, urbanet, dhe ruani higjienën Mira Rakacolli

    TIRANË– Ministria e Shëndetësisë njofton se ka shkuar në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Deri më tani janë ekzaminuar 114 raste, 10 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv. Mira Rakacolli iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin të gjitha masat për të bërë të mundur që Covid-19 të mos përhapet. Zv.ministrja bëri me dije se njëri nga të infektuarit është në Spitalin e Durrësit.

    “Deri sot janë testuar 114 raste të dyshuar, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitiv. Ato që kanë qenë dje babë e bir, 6 që janë konakte të këtyre të sëmurëve dhe dy raste të reja të palidhura me këto raste. Një që është i shtruar në Infektiv dhe ka një histori udhëtimi në Milano një ditor, dhe një në spitalin e Durrësit”-tha ajo. 

    10 të prekur nga Covid-19 në Shqipëri, MSH thirrje të fortë qytetarëve: Izolohuni, evitoni daljet e tepërta, urbanet, dhe ruani higjienën

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Më tej, ajo iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin të gjitha kontaktet me njerëzit, daljet, por edhe daljet dhe transportin publik. Zv.ministrja tha se ka panik por shqiptarët rrinë në kafe dhe flasin për Covid-19.

    “E theksoj shumë karantinimin e detyrueshëm. Është shumë i rëndësishëm sepse jep disa gjëra të mira. Shmang kontaktet e këtyre njerëzve dhe duhet të merren masat. Nuk po zbatohen masa. Kemi njerëz në kafene e restorante shumë, të kufizojmë transportin publik. Të shmangim daljet e panevojshme nga shtëpia. Duhet të evituar transportin publik, udhëtimet ndërkombëtare. Nëse marrim këto masa, i kemi strukturat për të përballuar çdo lloj situate. Sistemi është në këmbë por sjellja nuk është në përputhje me panikun. Ulemi në kafene dhe diskutojmë për Covidin.“-tha ajo. 

    Gjithashtu, MSH tha se është gati edhe përballja me skenarin më të keq. Nëse spitali Infektiv do të mbushet me pacientë të prekur, atëherë, karantina e radhës do të jetë ‘Spitali i Senatoriumit’, Shefqet Ndroqi në dalje të Tiranës, në zonën pranë rrethrrotullimit të Teg.

    Sot, u përditësuan të dhënat për të prekurit nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se tanimë, bilanci ka shkuar në 10 të prekur, njëri prej tyre në spitalin e Durrësit. Ndërkohë, 3 janë të shtruar në Spitalin Infektiv, njëri në Spitalin e Durrësit, ndërsa të tjerët, janë të vetë-karantinuar në shtëpi.

    (F.g/dosja.al)

    2 Komente në “10 të prekur nga Covid-19 në Shqipëri, MSH thirrje të fortë qytetarëve: Izolohuni, evitoni daljet e tepërta, urbanet, dhe ruani higjienën

    1. O bq o idiot- o kafsh. Po si vi un 55 vjec nga Kamza deri ne Sauk ne kam??! Per çfar shkova per nje vul prefekture me ik nga kjo hale qe e ktheve. Ato adresa pik.gop e pik kal te dalshin ne ball e don i madhi zot e vjen sonte ne sanatorium me tan ça deri te micat e ilir mets

    2. Kur flet per higjen ky zhuls ky ndyç qe ka qelb Tiranen.
      Kaq kafsh idiote asht sa te neveritet vetja kur ndigjon kete hale

    Shto Koment