Aktualitet

Shkodër/ Arrestohet 46-vjeçari nga Mati, i dënuar me 8 vite burg për trafik droge

Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim
Featured image of article: Shkodër/ Arrestohet 46-vjeçari nga Mati, i dënuar me 8 vite burg për trafik droge Foto ilustruese

SHKODER- Prangoset nga policia e Shteti një i dënuar me 8 vite burg. Ai është Hazis Isenlikaj, dhe ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Shkodrës e ka dënuar me  burg për trafik droge. 46-vjeçari bënë me dije Policia, është arrestuar pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/ Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i denuar me 8 vite burg. Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hazis Isenlikaj, 46 vjeç, banues në Mat. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim të formës së prerë Nr.429, më datë 27.06.2017, e ka denuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment