Politike

Shkarkohet nga detyra e drejtorit të IKMT-së në Shkodër, Jetmir Lumaj

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak janë bërë disa kamionë të ngarkuar me lëndë drusore kontrabandë, të cilët edhe janë filmuar. Lumaj është largaur nga detyra ende pa u mbushur dy muaj.
Featured image of article: Shkarkohet nga detyra e drejtorit të IKMT-së në Shkodër, Jetmir Lumaj Jetmir Lumaj

SHKODËR- Jetmir Lumaj, i cili ishte dejtor i IKMT në rajonin e Shkodrës është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak janë bërë disa kamionë të ngarkuar me lëndë drusore kontrabandë, të cilët edhe janë filmuar. Lumaj është largaur nga detyra ende pa u mbushur dy muaj.

Ndërkohë, burime për Dosja.al bëjnë me dije se se brenda muajit dhjetor pritet që të njëjtin fat të kenë edhe drejtuesit e tjerë të drejtorive në Shkodër. Lëvizjet janë me urdhër nga lart në prag  të zgjedhjeve, teksa fushata ka nisur prej disa muajsh. Me lëvizjet, PS-ja synon që të japë një impuls të ri përpara 25 prillit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jetmir Lumaj është emëruar drejtor në Drejtorinë Rajonale me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit,më 8 Tetor 2020  Jetmir Lumaj zëvendësoi në detyrë drejtorin e komanduar Ermir Madani. Para marrjes së kësaj detyre, Lumaj ishte drejtor i Ndërmarrjes së Administrimit të Studentëve në Shkodër. Mbetet e paqartë se kush do e zëvendësojë Lumaj-n në postin e drejtorit të IKMT.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment