Politike

Shkarkimi Zef Hilës, Rama: Ata që merren me brava të lexojnë Kodin Penal, mos u bëni të pandehur për QV

Rama thotë se këta kryetar Bashkish duhet të hapin dyert e partive të tyre dhe jo dyert e qendrave të Votimit.
Featured image of article: Shkarkimi Zef Hilës, Rama: Ata që merren me brava të lexojnë Kodin Penal, mos u bëni të pandehur për QV Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se çdo kryetar Bashkie që merret me brava dhe pengon zgjedhjet, duhet të lexojë Kodin Penal. Rama thotë se këta kryetar Bashkish duhet të hapin dyert e partive të tyre dhe jo dyert e qendrave të Votimit.

Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e… Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave do të shkarkojë nga detyra si kryetar Bashkie, kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.  Pas deklaratës së Lleshaj, ka ardhur edhe reagimi i Hilës, i cili është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen e Bushatit, dhe se ministri është keqinformuar.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment