Aktualitet

Dalin detaje nga operacioni i RENEA-s në Shijak, kapen dy të dyshuar për pengmarrjen e Jak Prengës

Po të njëjtat burime sqarojnë se RENEA ka gjetur edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se iu përket personave të ndaluar. Ka dyshime të forta se në këtë zonë fshihet 49-vjeçari i marrë peng.
Featured image of article: Dalin detaje nga operacioni i RENEA-s në Shijak, kapen dy të dyshuar për pengmarrjen e Jak Prengës Foto ilustruese

DURRES- Dosja.al zbardh detaje të reja nga operacioni që Forcat RENEA kanë zhvilluar paraditen e sotme në Shijak. RENEA ka ndaluar 2 persona, si të dyshuarit kryesorë që kanë marrë peng Jak Prengën, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Kamëz.

Po të njëjtat burime sqarojnë se RENEA ka gjetur edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se iu përket personave të ndaluar. Ka dyshime të forta se në këtë zonë fshihet 49-vjeçari i marrë peng.

Operacioni u zhvillua mëngjesin e sotëm dhe RENEA ka rrethuar kompleksin Golden, në pronësi të Altin dhe Emiljano Hajrit. Jak Prenga u mor peng më 17 janar, në qendër të qytetit të Kamzës. 49-vjeçari ndodhej në automjetin e tij në rrugën “London” në momentin që pranë tij janë afruar dy persona të maskuar, të cilët kanë zbritur nga automjti i tyre, i llojit “Range Rover” dhe kanë filluar të debatojnë me të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata e kanë futur Prengën me forcë në makinën e tyre dhe janë larguar me shpejtësi nga rruga ‘London’, ku edhe ndodhi ngjarja. Dyshohet se konflikti ka nisur për një shumë parash të marrë hua, por nuk dihen detaje të tjera. Ndërkohë mësohet se makina me pengun brenda është nisur drejt Fushë Krujës dhe është pikasur në Urën e Gjoles.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment