LIVE UPDATES
Aktualitet

Me zë të dridhur, pronari i tokës në Jalë: Kërkon të ma marrë Xhillari, kam 30 vite që pres t’a gëzojë (VD)

8 Tetor 2019, 12:07 Nga DOSJA
Me zë të dridhur, pronari i tokës në Jalë: Kërkon

VLORË- Me zërin që i dridhej dhe flokët e zbardhura, për 30 vite thotë se kërkon të drejtën e pronësisë. Është Kristo Gjoka, pronari i një hapësire toke në Jalë të Vlorës, i cili ka kallëzuar 13 persona sot në Prokurorinë e këtij qyteti, pasi sipas tij, duan t’i marrin pronën në bregdet. Ajo që deri më sot, përflitej në tavolina gazetarësh u tha publikisht nga pronari dhe avokati i tij, Geron Gunbardhi. Ata akuzojnë biznesmenin Alban Xhillari, si personin që kërkon t’ju marrë tokën. E gjitha ka nisur me një kërkesë për t’a tjetërsuar këtë pronë, për t’a kaluar si një tokë shtetërore. Familja Gjoka e ka fituar çështjen në gjykatë dhe vendimi është i formës së prerë.

“Mos më bëni pyetje fare. Kemi 30 vite që presim të na jepet e drejta…(Me zërin që i dridhet)…po presim po presim dhe na i marrin te dera e shtëpisë. Pikë s’ka më diskutime. Kërcënime ka rrugës, po unë s’i identifikoj dot. Pretendimi im është që e gjithë ajo pronë është e jona, e familjes sonë. Private e jona. Kjo është vetëm një pjesë e saj.”-ka thënë Gjoka. 

Ndërkohë që avokati i tij, Geron Gunbardhi tha se në këtë ngjarje janë të përfshirë 3 drejtorë të Kadastrës në Vlorë, 3 nëndrejtorë dhe 23 juristë. E gjithë lëvizja në Kadastrën e Vlorës tha avokati është bërë për të dhënë një vendim të jashtëligjshëm. 

Avokati Geron Gunbardhi: Faleminderit, dua të shtoj se nuk janë 3 drejtor, 3 nëndrejtorë dhe 23 jurista. Për herë të parë, kjo s’ka ndodhur kurrë. Kjo bëhet për Alban Xhillarin. Bashkë me zotin Kristo Gjoka, në një tokë në Jalë, që është zaptuar nga Alban Xhillari bashkë me shtetasit e tjerë, që janë kallëzuar nga IKMT po tek kjo prokurori. Për çudi, janë mbyllur dosjet për mungesë provash. Iu drejtuam Prokurorisë, ambasadës, KLP. Çështja e pronave në Shqipëri, që Kristo ka kaq kohë i shantazhuar dhe i kërcënuar.  Me VKM është tentuar të bëhet e shtetit. 1.6 hektarë, të tjetërsohet.

Po shantazhohen juristët e Hipotekës për një vendim të paligjshëm, të drejtorit Artan Lame. Çudia vazhdon dhe i kemi në dosje, Xhillari me dokumente false ka kërkuar leje pranë kryeministrit. Është firmosur nga kryeministri një leje me dokumente false. Kemi të bëjmë me të gjithë këto struktura shtetërore që s’gjejnë zgjidhje, por heqin drejtuesit e Hipotekave. Palët në process janë familja e Kristo Gjokës, që ka një pronë të trashëguar me vendim të Apelit të formës së prerë. E ka hipotekuar, 2 javë pas vendimit, gjykata e Lartë ka thënë që të mos zbatohet. Juristët e kanë zbatuar. Nuk ka vendim për pezullim. Përplasja është se për çudi, nëndrejtor ka ardhur Taulant Cenameti. Një nënpunës shteti me 400 mijë lekë rrogë vjen me 8 bodigardë. Kemi bërë kallëzim penalë për shpërdorim detyre. Të gjitha këto dokumente i sollëm në prokurori me shpresën që të zbardhet. Kush është Alban Xhillari? Kush fshihet pas Alban Xhillari? Ne po e përgatisim dosjen, dhe shumë shpejt do i publikojmë. Po presim të ngrihet SPAK. Janë njerëz të instancave shumë të larta që kanë firmosur për këtë pronë në Jalë me dokumente false. Kanë guxuar dhe ia kanë çuar kryeministrit.

Jemi në urdhra të paligjshëm. Xhillari ka guxuar dhe ia ka çuar Ramës në vitin 2017 për objektin në Jalë. Për çudi merr edhe investitorë strategjikë. S’kemi të bëjmë me individë të zakonshëm por me bahçevanë që ka marrë miliona euro. Shpresojmë që dosja të fillojë këtu dhe personat që kanë lidhje me pushtetin do të bëjmë dosje tjetër.

Konflikti për pronën në Jalë?

Në 12 shkurt, gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur që t’i japë pronën familjes Gjoka, dhe të lejojë regjistrimin e pronës. Procesi ka vijuar, dhe pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, po kanë bërë edhe shitje në palë të treta, duke zbatuar vendimin e Apelit. Ndërkohë një vendim i gjykatës së Lartë më 6 qershor, bën që palët të hyjnë në një tjetër konflikt. Gjykata e Lartë ka vendosur anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, por palët tashmë kishin nisur zbatimin e vendimit të Apelit. Dosja.al zbuloi e para se prona për të cilën palët kanë hyrë në konflikt është trualli në të cilin është ndërtuar kompleksi “Folie Marine”.

Shkarkimet në Kadastrën e Vlorës

Deri më tani, janë tri drejtorë të larguar nga Kadastra e Vlorës, bashkë me tri nëndrejtorë të kësaj kadastre. Drejtorët e larguar pretendojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, është i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohet, pasi palët e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Javën e shkuar, për të njëjtën pronë, drejtoresha që u largua sot, Elona Hodaj dhe zv.drejtori Taulant Canameti u përplasën me njëri-tjetrin. Me disa bodigardë, Canameti shkoi dhe firmosi zbatimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Hodaj e anuloi me arsyetimin se Canameti s’kishte tagër për të bërë një urdhër të tillë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alban xhillari edi rama geron gunbardhi kristo gjoka sherri për pronën në jalë alban xhillari edi rama geron gunbardhi kristo gjoka sherri për pronën në jalë

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni