Aktualitet

Shënuan dy rastet e para me Covid-19 në Peqin, dy të moshuarit e infektoi vajza

Mësohet se dy të moshuarit janë infektuar nga vajza e tyre. Çifti i të moshuarve përkatëisht 71 dhe 73-vjeç janë izoluar në shtëpitë e tyre.
Featured image of article: Shënuan dy rastet e para me Covid-19 në Peqin, dy të moshuarit e infektoi vajza Foto ilustruese

PEQIN–  Një çift bashkëshortësh kanë shënuar ditën e sotme, dy rastet e para me koronavirus. Mësohet se dy të moshuarit janë infektuar nga vajza e tyre. Çifti i të moshuarve përkatëisht 71 dhe 73-vjeç janë izoluar në shtëpitë e tyre.

Para pak ditësh, ata kanë pasur kontakt me vajzën e tyre, e cila jeton në qytetin e Elbasanit. 

Ditën e sotme bilanci është rënduar sërish. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 vitkima dhe 102 persona të tjerë janë prekur nga koronavirusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment