Aktualitet

Shënohet viktima e nëntë nga koronavirusi, Ministria: Ka humbur jetën 52-vjeçarja nga Vlora

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në mbrëmje ka ndërruar jetë dhe pacientja e 9. Sipas ministrisë 52-vjeçarja nga Vlora vuante dhe nga hiper tensioni.
Featured image of article: Shënohet viktima e nëntë nga koronavirusi, Ministria: Ka humbur jetën 52-vjeçarja nga Vlora Foto ilustruese

TIRANË- Bilanci i jetëve të humbura nga COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 9. Në një reagim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëhet me dije se sot në mbrëmje ka ndërruar jetë dhe pacienti i nëntë që është një 52-vjeçare nga Vlora. Sipas njoftimit për mediat bëhet me dije se 52-vjeçarja po trajtohej intesivisht dhe vunte dhe nga hiper tensioni. 

“Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19. 52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, shkruhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 9. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment