Aktualitet

Kontakte të pedagoges së infektuar më parë, shënohen 5 raste të reja me COVID-19 në Gjirokastër

Në qytetin e Gjirokastrës janë shënuar 5 raste të reja me COVID-19. Bëhet fjalë për bashkëshortin e pedagoges së konfirmuar më parë, dy fëmijëve të saj dhe një kolege.
Featured image of article: Kontakte të pedagoges së infektuar më parë, shënohen 5 raste të reja me COVID-19 në Gjirokastër Universiteti Eqrem Çabej

GJIROKASTËR-Shënohen 5 raste të reja me COVID-19 në Gjirokastër. Të 5 rastet e reja janë kontakte të pedagoges së konfirmuar më parë. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për bashkëshortin me dy fëmijët e saj, si edhe një kolege.

Një ditë më parë pedagogia e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Eqerem Çabej” nw Gjirokastwr u konfirmuar me COVID-19. Për pasojë është mbyllur dega e Ekonomikut në këtë Universitet. Nuk dihet nëse u janë marrë tamponët studentëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë gjatë orëve të fundit është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije në përditësimin e fundit, se kanë humbur jetën edhe dy viktimave të tjera, ndërsa janë konfirmuar edhe 90 raste të reja. Harta është zgjeruar në 10 qytete. Numri më i lartë i të infektuarve është në Tiranë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, nga të cilët 5 janë të intubuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment