Aktualitet

3 viktima dhe 141 të infektuar në 24 orët e fundit/ Covid-19 ka marrë 208 jetë njerëzish në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë, katër pacientë po luftojnë me vdekjen në spital

VIDEO
  • Çifti që ka dyqan ëmbëlsirash dhe dhe sportelet e postës, vatrat e reja në Lezhë
  • Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 625 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 141 persona janë konfirmuar positive me Covid19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, Selenicë.
    Featured image of article: 3 viktima dhe 141 të infektuar në 24 orët e fundit/ Covid-19 ka marrë 208 jetë njerëzish në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë, katër pacientë po luftojnë me vdekjen në spital Rovena Daja, ISHP

    TIRANË– 208 viktima, 3057 të infektuar aktivë me Covid-19 dhe 3552 pacientë të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri. Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se tre pacientë të tjerë kanë humbur jetën dhe nuk i kanë mbijetuar dot koronavirusit.

    Një 65-vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66-vjeçar dhe një 76-vjeçare nuk i kanë mbijetuar dot infektimit më Covid-19 dhe kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e viktimave në 208 në total.

    Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 625 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 141 persona janë konfirmuar positive me Covid19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, Selenicë.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3552, që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse. Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë.

    Nisur dhe nga rritja e rasteve ditore pozitive të ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
    Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
    Ruani distancën në ambientet publike.
    Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
    Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes.
    Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
    Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

    COVID-19 – Statistika (12 Gusht 2020)

    Testime totale 47676
    Raste pozitive 6817
    Raste të shëruara 3552
    Raste Aktive 3057
    Humbje jete 208

    (Qarku Tiranë 102, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 1678
    Durrës 367
    Shkodër 263
    Fier 126
    Lezhë 119
    Vlorë 115
    Korçë 102
    Kukës 91
    Elbasan 73
    Berat 51
    Dibër 39
    Gjirokastër 33

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment