Bota

SHBA thirrje Bjellorusisë: Prano ofertën e OSBE-së për të ndërmjetësuar dialogun

Mike Pompeo, përmes një deklarate, bëri thirrjen në fjalë dhe dënoi protestat e dhunshme, që po zhvillohen në Bjellorusi.
Featured image of article: SHBA thirrje Bjellorusisë: Prano ofertën e OSBE-së për të ndërmjetësuar dialogun

TIRANË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Bjellorusisë që të pranojë propozimin e liderit të OSBE-së, njëkohësisht kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me ndërmjetësimin e dialogut qeveri-opozitë, në këtë vend.

Mike Pompeo, përmes një deklarate, bëri thirrjen në fjalë dhe dënoi protestat e dhunshme, që po zhvillohen në Bjellorusi.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë Bjelloruse të ndërveprojë në mënyrë aktive me shoqërinë Bjelloruse, përfshirë përmes këshillit kombëtar koordinues kombëtar të krijuar kohët e fundit, në atë mënyrë që të pasqyrojë atë që kërkojnë njerëzit Bjellorusë, në emër të së ardhmes së Bjellorusisë dhe për një Bjellorusi të suksesshme. I bëjmë thirrje Minsk të pranojë propozimet e OSBE-së për të lehtësuar dialogun midis qeverisë dhe opozitës,“- tha ai. 

Më herët, vetë kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me angazhimin e tij si kryetari i OSBE, për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Në një postim në Tëitter, Rama u ka kthyer përgjigje kritikëve, ku shkruan se nuk kanë pse të vrerosen, pasi në Minsk nuk shkohet për të bërë selfie, ndërsa për të komunikuar me opozitën dhe qeverinë, duhet të marrë aprovimin nga të dy palët. Rama u shpreh se është duke punuar së bashku me BE-në për të realizuar misionin ndërmjetësues në Bjellorusi për zgjidhjen e krizës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetë Rama, nën cilësinë e liderit të OSBE-së, propozoi një dialog të hapur dhe konstruktiv mes tij, Kryetari i ardhshëm i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe qeverinë dhe përfaqësuesit e opozitës së Bjellorusisë. Sipas kreut të OSBE-së, dialogu është e vetmja gjë që mund të sjellë rrugëdaljen nga kriza. Ky propozim mori mbështetjen e Këshillit Europian dhe Presidentit Charles Michel.

Protestat e dhunshme në Bjellorusi vijojnë prej të dielës së kaluar, ditë kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale. Sipas BILd, Llukashenko ka manipuluar zgjedhjet dhe kjo gjë ka bërë që qytetarët të ngrihen në demonstrata dhe të mos e pranojnë këtë vendim. BILD zbuloi para disa ditësh se fitues nuk është Lukashenko, por kandidatja e opozitës,  Sviatlana Tsikhanouskaya. Liderët e Europës dhe SHBA-ja nuk i kanë njohur këto zgjedhje.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment