Politike

U skualifikua nga gara për në Kushtetuese/ Shaqir Hasani padit Këshillin Emërimeve në Drejtësi 

Hasani pasi ishte skualifikuar nga KED në garën për një vend në Kushtetutës, e apeloi vendimin në Gjykatën Administrative.
Featured image of article: U skualifikua nga gara për në Kushtetuese/ Shaqir Hasani padit Këshillin Emërimeve në Drejtësi  Foto Ilustruese

TIRANË– Gjyqtari, Shaqir Hasani ka paditur KED-në, duke kundërshtuar në këtë mënyrë vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi  për skualifikimin e tij nga gara për në Gjykatën Kushtetuese.

Hasani pasi ishte skualifikuar nga KED në garën për një vend në Kushtetutë, e apeloi vendimin në Gjykatën Administrative. Gjykata la  në fuqi vendimin e KED-së duke e bërë të pamundur rikthimin e gjyqtarit në garë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Para disa ditësh Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën e plotë me kandidatët që i plotësojnë kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Po ashtu në listë janë të përfshirë edhe kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret. Të dyja listat i janë dërguar presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Mes kandidatëve është edhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment