Aktualitet

Falsifikonin patenta, vula e stampa. Policia zbulon ‘laboratorin’ dhe arreston 3 persona: Sekuestruam mijëra dokumente të huaja (VD)

Policia sipas informacioneve ka zbuluar një laborator në Durrës dhe gjatë kontrollit ka sekuestruar, stampa, vula, morseta të institucioneve të huaja të ndryshme, një printer,  skaner, një pajisje speciale për plastifikimin dhe shume dokumentet të tjera të huaja.

TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur sot një grup që falsifikonte dokumentet, vula e stamta të insticioneve të ndryshme vendase e të huaja. Sipas një njopftimi nga unformat blu të Tiranë bëhet me dije se u finalizua me sukses operacioni “Laboratori”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të arrestuar kanë mbetur; Th. T., 61 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve, V. S., 63 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar dy herë më parë për falsifikim dokumentesh, P. B., 65 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.

Policia sipas informacioneve ka zbuluar një laborator në Durrës dhe gjatë kontrollit ka sekuestruar, stampa, vula, morseta të institucioneve të huaja të ndryshme, një printer,  skaner, një pajisje speciale për plastifikimin dhe shume dokumentet të tjera të huaja.

Bëhet me dije se këto dokumente prodhoheshin për persona që e kanë të ndaluar udhëtimin në vendet Schengen dhe për persona të ndryshëm të cilët do t’i përdorinin këto dokumente për vendet e Bashkimit Europian, për të emigruar në mënyrë të paligjshme apo tranzit për të shkuar jashtë Bashkimit Europian.

NJOTIMI I PLOTË

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fititmit. Goditet një grup kriminal që kryente falsfikimin e dokumenteve dhe shkatërrohet baza ku kryhej ky aktivitet kriminal. U finalizua dhe përfundoi me sukses operacioni “Laboratori”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihen në pranga tre pjesëtarë të grupit kriminal. Pas një pune intensive 6-mujore, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, veprimtari që ushtrohej nga një grup kriminal, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi dhe përfundoi me sukses operacionin e koduar “Laboratori”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

Th. T., 61 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve. V. S., 63 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar dy herë më parë për falsifikim dokumentesh. P. B., 65 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.

Ndalimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Këta shtetas, në një ambient në Durrës, të cilin e përdorin si bazë për të kryer falsifikimet, ndërsa aktivitetitn e zhvillonin në Tiranë, pasi gjenin klientë, kryenin falsifikimin e dokumenteve, me qëlim kalimin në mënyrë të paligshme të kufirit.

Gjatë operacionit, Policia shkatërroi bazën ku kryheshin falsifikimet dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:  Një laborator i cili shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, një automjet tip Opel Corsa, një kompjuter, 7 stampa, vula, morseta të institucioneve të huaja të ndryshme, një printer skaner që shërbente për prodhimin e dokumentave të falsifikuara,  një pajisje speciale për plastifikimin dhe prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; një llambë speciale me rreze ultravioletë,  hekur special për plastifikim, 4 pajisje speciale për hapjen dhe ndërhyrjen në dokumentet origjinale, 12 karta greke të falsifikuara, 6 leje drejtimi italiane, 1 leje qëndrimi italiane, 12 karta identiteti italiane, 3 karta shëndeti italiane, 1 leje drejtimi angleze, 3 fletë hyrje për institucione të ndryshme, 1057 karta të paplotësuara me çip dhe elementë sigurie për patentë dhe dokumente të ndryshme të paplotësuara, dëftesa shkollore, dokumenta institucionesh, fotografi, vulë e thatë e një zyre noteriale dhe 1 250 euro.

Theksojmë se këto dokumente prodhoheshin për persona që e kanë të ndaluar udhëtimin në vendet Schengen dhe për persona të ndryshëm të cilët do t’i përdorinin këto dokumente për vendet e Bashkimit Europian, për të emigruar në mënyrë të paligjshme apo tranzit për të shkuar jashtë Bashkimit Europian. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment