Aktualitet

FOTO + EMRAT/ Sekuestrohen mbi 77 mijë franga zvicerane në Morinë, arrestohet 35-vjeçari nga Kavaja dhe e reja që fshehu paratë në çantë

FOTO
Binjaku, po udhëtonte në një automjet të llojit “Mercedez Benz”, që drejtohej nga 35-vjeçari i identifikuar si Burim Ferizaj, banues në Kavajë,
Featured image of article: FOTO + EMRAT/ Sekuestrohen mbi 77 mijë franga zvicerane në Morinë, arrestohet 35-vjeçari nga Kavaja dhe e reja që fshehu paratë në çantë Parate e sekuestruara dhe çanta

KUKËS– 77160 franga zvicerane janë sekuestruar pasditen e sotme nga Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë Kufitare në Morinë. Dosja.al mëson se paratë u gjetën në çantën e 27-vjeçares së identifikuar si Rudina Binjaku, banuese në Tiranë.

Binjaku, po udhëtonte në një automjet të llojit “Mercedez Benz”, që drejtohej nga 35-vjeçari i identifikuar si Burim Ferizaj, banues në Kavajë,

Automjeti u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, pas analizës së riskut në hyrje të Republikës së Shqipërisë, dhe u kontrollua. Gjatë kqyrjes, në çantën e Binjaku u gjetën 77160 franga zvicerane, një pjesë e të cilave, shihen edhe në foton e mëposhtme.

Paratë u sekuestruan, ndërsa çifti që nuk i justifikonin dot këto para u vunë në pranga.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë Morinë, Kukës

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë Kufitare në Morinë, parandaluan dhe goditën një rast të tentativës për transfertë të paligjshme të parave. Sekuestrohen 77160 franga zvicerane. Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës, arrestuan në flagrancë poseduesit e shumës së parave, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim e koordinim të veprimeve me shërbimet e DVP Kukës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertës së parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit. Pas analizës së riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. F. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën në çantën personale të shtetases R. B., pasagjere, 77160 franga zvicerane të padeklaruara nga ana e e tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. F., 35 vjeç, banues në Kavajë dhe R. B., 27 vjeçe, banuese në Ndroq, Tiranë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment