Aktualitet

Sekuestrohen 8 kg kanabis dhe një armë zjarri në Maliq, shpallet në kërkim një person

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia në Maliq, mësohet se efektivët kanë qenë duke bërë krehjen e zonës, në momentin që kanë pikasur një person të dyshimtë.
Featured image of article: Sekuestrohen 8 kg kanabis dhe një armë zjarri në Maliq, shpallet në kërkim një person Foto e armës së sekuestruar

MALIQ– Një person është shpallur në kërkim pasi akuzohet se trafikon lëndë narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia në Maliq, mësohet se efektivët kanë qenë duke bërë krehjen e zonës, në momentin që kanë pikasur një person të dyshimtë.

Blutë janë afruar për të kryer kontrollin, ndërsa, personi në fjalë është larguar, sapo i ka parë. Në vendin ku ai ndodhej, në afër të fshatit Lozhan, efektivët gjetën 8 kg kanabis dhe një armë zjarri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë, personi që i posedonte, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Foto e drogës së sekuestruar

Njoftimi i policisë Maliq: Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 8 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë. Vijon puna për kapjen e poseduesit i cili mundi të largohej kur konstatoi forcat e policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të kontrollit të territorit dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në një ndërtesë të braktisur, në afërsi të fshatit Lozhan, në të cilën dyshohej se ishte fshehur një person që transportonte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit shërbimet e policisë gjetën një çantë me një sasi prej rreth 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri tip pistoletë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Personi që posedonte dhe transportonte lëndën narkotike sëbashku me armën e zjarrit porsa ka parë shërbimet e policisë është larguar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.  Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

(f.m.dosja.al)

Shto Koment