SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
DURRËS– 6.5 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Portin e Durrësit. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se lënda narkotike është sekuestruar në kuadër të operacionit “Rada” të nisur që në datë 13 korrik të këtij viti ku u gjetën 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë.
Në kontejnerin e të njëjtës kompani, “Alba Exotic Fruit”, sot janë gjetur 6.5 kilogramë të tjera kokaine, të fshehura në një nga kapakët e një prej dhjetë kontejnerëve që janë skanuar.
Kokaina, siç edhe shihet në foto ishte e ndarë në katër pako dhe ishte ngjitur në kapakun e një prej dhjetë konteinerëve që sjellin banane nga Ekuadori.
Më 13 korrik u ndalua një kamion me banane në portin e Durrësit brenda të cilit u gjetën 12 kg kokainë, e ardhur nga Ekuadori. Lënda narkotike ishte e ndarë në 14 pako dhe ishte e fshehur në pjesën e brendshme të kontejnerit.
Deri më tani në prangat e Policisë ka përfunduar shoferi i kamionit që kishte shkuar për të marrë dërgesën; Barjon Gumeni, një prej pronarëve të kompanisë “Alba Exotic fruit”, ndërsa në kërkim është shpallur pronari tjetër, Eduart Dauti. Ky i fundit u shpreh për mediat se ndodhej në Francë, por shtoi se do të kthehej në Shqipëri për të sqaruar gjithçka. “Alba Exotic fruit” është një kompani me seli në Kombinat, Tiranë, dhe operon në treg që nga viti 2011.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar e ka konsideruar një kekuptim nga ana e mediave mesazhin e publikuar pasditen e sotme ku k...
DIVJAKË– Një 85-vjeçar me inicialet P.Rr ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në ven...
TIRANË– Sipas një studimi të publikuar së fundmi nga Banka Botërore, të varfrit humbasin më shumë kur fatkeqësitë natyrore godasin vendet e Evropës lindore...
BRITANI E MADHE- Ergi Veliu, 22 vjeç dhe Eduardo Vishaj, 47 vjeç, të dy shqiptarë, janë arrestuar në Britani pasi u kapën në një fermë kanabisi. M...
FIER- Është aktivizuar pas tre ditësh zjarri në pyllin e Gjorgosit në Fier. Mësohet se flakët kanë djegur një pjesë të konsiderueshme me pyje, ndërsa nuk d...
MBRETËRI E BASHKUAR– Shqiptarët Dijonis Biba dhe Ervin Delija, të cilët u dënuan me 15 muaj burg nga drejtësia e Mbretërisë së Bashkuar kanë treguar se jan...
TIRANË– 2 mijë e 456 viktima, 254 raste aktive dhe 130 mijë e 118 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Sip...
MALI I ZI- Një 47-vjeçar shqiptar me inicialet G.L., është vënë në pranga nga oficerët e policisë kufitare të Malit të Zi, pasi është kapur duke kaluar 5...
VLORË– Një vatër e re zjarri ka rënë këtë të premte pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë. Zjarri ka rënë në kodrën e Dukatit fshat, ndërsa janë prekur ...